Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia dhe Sllovenia do ta intensifikojnë bashkëpunimin në pjesën e gjyqësisë

Maqedonia dhe Sllovenia do ta intensifikojnë bashkëpunimin në pjesën e gjyqësisë

29 tetor-Të dytë vlerësuan se bashkëpunimi i deritanishëm midis dy shteteve është i mirë, por që ka shumë mundësi për thellim të tyre. Është dakorduar që midis dy ministrive të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim, si dhe të realizohet vizitë e ministrit të Maqedonisë në Republikën e Sllovenisë.

Intensifikim të bashkëpunimit dhe këmbim të përvojave, dakorduan sot ministrat e Drejtësisë të Maqedonisë dhe Sllovenisë, Blerim Bexheti dhe Senko Pliçaniç, pas takimit të tyre në Shkup.

Të dytë vlerësuan se bashkëpunimi i deritanishëm midis dy shteteve është i mirë, por që ka shumë mundësi për thellim të tyre. Është dakorduar që midis dy ministrive të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim, si dhe të realizohet vizitë e ministrit të Maqedonisë në Republikën e Sllovenisë.

“Gjyqësi efikase dhe e pavarur është me rëndësi të madhe për një shtet juridik. Për këtë të gjithë jemi të vetëdijshëm dhe në këtë pjesë duhet ende të bëjmë. Mendoj se kemi shumë mundësi të bashkëpunojmë dhe të këmbejmë përvoja. Dhe për ne si Slloveni të mësojmë diçka nga ju, ndërsa edhe ne si anëtare e BE-së mundemi shumë të bëjmë për ju në Maqedoni në sferën e gjyqësisë”, deklaroi ministri slloven Pliçaniç pas takimit me kolegun e tij të Maqedonisë.

Sipas ministrit Bexheti, përvojat sllovene mund të shfrytëzohen në pjesën e Ligjit për procedurë penale, si dhe lidhur me ndërmjetësimin të cilës si proces Qeveria e Maqedonisë i kushton vëmendje të madhe. Sllovenia, madje, siç theksoi bexheti, mund t’i shfrytëzojë përvojat e Maqedonisë në pikëpamje të ngarkimit të gjyqeve me lëndë.

“Në Maqedoni kjo funksionon shkëlqyeshëm duke pasur parasysh se rreth 400 mijë lëndë veçmë janë jashtë gjyqeve. Jemi të gatshëm që ky aktivitet reformues të jetë qasës edhe për Slloveninë”, theksoi Bexheti.

Maqedonia, shtoi ai, pret të vazhdojë edhe mbështetja e mëtejshme nga Sllovenia lidhur me proceset eurointegruese.

“Duke pasur parasysh se kjo periudhë është shumë e rëndësishme për Maqedoninë si shtet duke përfshirë se po zhvillojmë Dialog të lartë parainkuadrues për kapitujt 23 dhe 24 të cilët janë shumë të rëndësishëm për ne si shtet në pjesën e rrugës eurointegruese drejt BE-së, presim mbështetje të mëtejshme në këtë sferë nga Republika e Sllovenisë”, potencoi Bexheti.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *