Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia lider për kryerjen e Biznesit në Evropën Juglindore

Maqedonia lider për kryerjen e Biznesit në Evropën Juglindore

23 tetor-“Raporti i Bankës Botërore tregon se Maqedonia është në grupin e vendeve më shumë të zhvilluara ekonomikisht prej saj. Gjermania është në vendin e 20-të, ndërsa Japonia është pas nesh në vendin e 24-t. Prej këtu është evidentuar se i kemi arritur standardet e tyre”, deklaroi Stavreski.

Maqedonia është klasifikuar e 23-ta në pozicionin prej gjithsej 185 vendeve në raportin më të ri të “Duing biznis” për vitin 2012 që mbrëmë e publikoi Banka Botërore.

Siç njoftoi sot në pres-konferencë nënkryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski në pajtim me raportin Maqedonia bëhet lider për kryerjen e biznesit në rajon dhe është në vendin e pestë në korniza botërore sipas reformave të përgjithshme nga viti 2005 deri në vitin 2012.

“Raporti i Bankës Botërore tregon se Maqedonia është në grupin e vendeve më shumë të zhvilluara ekonomikisht prej saj. Gjermania është në vendin e 20-të, ndërsa Japonia është pas nesh në vendin e 24-t. Prej këtu është evidentuar se i kemi arritur standardet e tyre”, deklaroi Stavreski.

Qeveria, shtoi ministri është i kënaqur nga arritja e rezultatit që e regjistroi Banka Botërore, veçanërisht nëse merret parasysh se është kontatuar përparim lidhur me reformat dhe kryerjen e zhvillimit të politikave ekonomike.

“Duing biznis” vjet e ranguan Maqedoninë në pozicionin e 22-të nga gjithsej 183 vende

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *