Home / Sport / Marseille – PSG, rivalizojnë Gignac dhe Ibra

Marseille – PSG, rivalizojnë Gignac dhe Ibra

Me rezultat 2-2 ka përfunduar ndeshja kryesore e javës së tetë në Ligue 1 të Francës, në mes të dy liderëve të kampionatit, Olympique de Marseille dhe Paris Saint-Germain.

Në takimin e zhvilluar në Stade Velodrome shkëlqyen yjet, për vendasit – Andre Pierre Gignac dhe për mysafirët – Zlatan Ibrahimovic.

Ishte minuta e 17-të kur Gignac shënoi golin e parë në ndeshje.

Me dy gola të shpejtë (23’ dhe 25’), Ibra e barazoi rezultatin dhe i kaloi mysafirët në epërsi.

Mirëpo, Gignac u përkujdes që vendasit të mos turpëroheshin në terren të vet (32’).

Marseille gjendet në krye të Ligue 1 me 19 pikë, tri më shumë se PSG që mban vendin e dytë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *