Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 200 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura jashtë të hyrave të rregullta

Mbi 200 mijë qytetarë vitin e kaluar kanë realizuar të ardhura jashtë të hyrave të rregullta

17 tetor-Numri më i madh nga paraqitjet tatimore vullnetarisht të parashtruara vjetore janë në sferën e Drejtorisë rajonale Shkup edhe atë 84.754, pastaj në Shtip, Manastir 25,228, Kavadar 17.923 dhe Tetovë 11.783 kallëzime vjetore tatimore.

Ndërgjegjja tatimore tek qytetarët e Maqedonisë rritet nga viti në vit. Vjet 205 mijë qytetarë kanë realizuar të ardhura jashtë të hyrave të rregullta. Vullnetarisht kanë parashtruar paraqitje tatimore vjetore 174,020 qytetarë, që është për 8,57 për qind më shumë nga viti i kaluar. Dhjetë të ardhurat më të larta vjetore janë në Shkup, ndërsa nga bruto rrogat më të larta të ranguara vjetore si dhe në vitet e kaluara, janë në sektorin farmaceutik, bankar dhe telekomunikues.

Këtë e theksoi drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për të ardhura publike Goran Trajkovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u publikuan të dhëna nga paraqitjet e përpunuara vjetore për vitin 2011.

Numri më i madh nga paraqitjet tatimore vullnetarisht të parashtruara vjetore janë në sferën e Drejtorisë rajonale Shkup edhe atë 84.754, pastaj në Shtip, Manastir 25,228, Kavadar 17.923 dhe Tetovë 11.783 kallëzime vjetore tatimore.

“Qëllimi primar nuk është që të tregojmë, por që ta rrisim ndërgjegjën publike”, theksoi Trajkovski.

Bruto të ardhurat e përgjithshme më të larta të realizuara në më shumë baza, sipas të dhënave prezantuese, arrijnë 156.103.293 denarë në territorin e Shkupit. Mbi 100 milionë denarë sipas rang listës, kanë paraqitur katër qytetarë.

Bruto pagesa më e lartë arrin 68.105.262 denarë në Shkup, në një kompani farmaceutike. Edhe dy tjerat në rang listë janë në fushën farmaci. Për herë të parë në vitin 2011 në këtë rang listë në 10 të parat paraqiten edhe në inxhinieri dhe industrinë e mishit.

Nga shërbimet përkohësisht të kryera pas marrëveshjes së lidhur paraprakisht, të ardhurat më të larta individuale për vitin 2011 është 139,5 milionë denarë në Shkup.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *