Home / Lajme / Maqedoni / Mbrëmje poetike për njëqindvjetorin e pavarësisë

Mbrëmje poetike për njëqindvjetorin e pavarësisë

30 tetor-“Përmbajtja e kësaj mbrëmjeje poetike përfshin recitime nga autorë të Rilindjes Kombëtare dhe pjesë muzikore të përgatitura nga orkestri i harqeve. Në kuadër të këtij projekti, gjatë muajt nëntor do të pasojnë edhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive, që do të kurorëzohen me akademinë solemne dhe koncertin e madh në sheshin e qyteti”, tha Berisha.

Në vazhdën e aktiviteteve, në kuadër të projektit “ Njëqind vjet pa Shqipërinë”, për shënimin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, më 3 nëntor, në orën 20:00, në hotelin “Liraku”, komuna e Tetovës, do të organizojë mbrëmje poetike nën moton “Ti Shqipëri, më ep nderë, më ep emërin shqipëtar”.

“Kjo mbrëmjë poetike i kushtohet periudhës së Rilindjes Kombëtare, gjithë angazhimit dhe misionit të figurave krijuese dhe kulturore të kësaj kohe, të cilët, përveç krijimtarisë, dimensionuan edhe vizion politik dhe shoqëror për një Shqipëri të pavarur”, tha Vjollca Berisha, anëtare e këshillit orgnazitiv të kësaj mbrëmje poetike.
Sipas saj, kjo mbrëmje poetike, ngërthen pikërisht këtë frymë që realisht ka frymëzuar gjithë angazhimin e shumanshëm shqiptar për shtet të pavarur. “

“Përmbajtja e kësaj mbrëmjeje poetike përfshin recitime nga autorë të Rilindjes Kombëtare dhe pjesë muzikore të përgatitura nga orkestri i harqeve. Në kuadër të këtij projekti, gjatë muajt nëntor do të pasojnë edhe aktivitete të tjera kulturore dhe sportive, që do të kurorëzohen me akademinë solemne dhe koncertin e madh në sheshin e qyteti”, tha Berisha.

Nga këshilli organizativ kanë ftuar gjithë qytetarët të jeni pjesë e kësaj ngjarjeje poetike dhe aktiviteteve të tjera, nëpërmjet të cilave do të shënohet 100-vjetori i themelimit të shtetit shqiptar.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *