Home / Sport / Mbyllet rrethi i parë në LPFM, Shkëndija e denjë për titull

Mbyllet rrethi i parë në LPFM, Shkëndija e denjë për titull

‘Fitore shumë e ëmbël, pasi nuk e kishim menduar këtë ndeshje të jetë kaq e rëndë duke ditur se Sileksi çfarë ekipi është. Pritshim lojë të vështirë, por jo deri në këtë pikë. Është fitore e merituar sepse ne 90-të minuta ishim duke sulmuar, por nganjëherë kur nuk e don fati nuk hyn edhe gol. E deshti fati në minutën e fundit, një aksion që kënaqi të gjithë tifozët. Nuk di çka të them më shumë, përveç se një urim të madh për gjithë ekipin. Unë jam i kënaqur vetëm me fitoren tonë sepse shoh vetëm ndeshjet e Shkëndijës, nuk më interesojnë ndeshjet tjera. Është normale që çdo rezultat i përshtatshëm, sidomos këto që kanë dalë këtë javë, janë në favorin tonë‘, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri.

Me zhvillimin e ndeshjeve të javës së 11-të në Ligën e Parë të futbollit në vend, ka përfunduar rrethi i parë i garave, prej gjithsej tre pjesëve që duhet të zhvillohen. Deri tani befasia më e madhe qëndron në vendin e parë. Horizont Turnova me 22 pikë është lider dhe për momentin len prapa shpinës ekipe si Vardari, Shkëndija dhe Metalurgu. Skuadra nga Jugu do të provojë të të ruajë pozitën e parë, mirëpo do të ketë punë të vështirë pasi rivalët nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Dy ekipet ‘kuqezi’, Vardari dhe Shkëndija duket se do të jenë rivalët më të mëdhenj për titullin e kampionit, pasi tregojnë se janë ekipet më kualitative në kampionat. Gjithsesi, Vardari kohëve të fundit humb shumë pikë dhe Shkëndija e shfrytëzon këtë për tu ngjitur lartë në renditje. Fitorja ndaj Sileksit ishte e vështirë, por trajneri Shaqiri shprehet i kënaqur me këtë triumf. ‘Fitore shumë e ëmbël, pasi nuk e kishim menduar këtë ndeshje të jetë kaq e rëndë duke ditur se Sileksi çfarë ekipi është. Pritshim lojë të vështirë, por jo deri në këtë pikë. Është fitore e merituar sepse ne 90-të minuta ishim duke sulmuar, por nganjëherë kur nuk e don fati nuk hyn edhe gol. E deshti fati në minutën e fundit, një aksion që kënaqi të gjithë tifozët. Nuk di çka të them më shumë, përveç se një urim të madh për gjithë ekipin. Unë jam i kënaqur vetëm me fitoren tonë sepse shoh vetëm ndeshjet e Shkëndijës, nuk më interesojnë ndeshjet tjera. Është normale që çdo rezultat i përshtatshëm, sidomos këto që kanë dalë këtë javë, janë në favorin tonë‘, u shpreh trajneri i Shkëndijës, Artim Shaqiri, duke përsëritur se ekipi i tij synon dy trofetë, Kupën dhe Kampionatin. E ndërkohë lëvadata për Shkëndijën arrijnë edhe nga tabori i Sileksit. ‘Unë uroj ekipin e Shkëndijës. Kjo ishte një paraqitje kampioni e Shkëndijës. Pse? Sepse ne ishim vendosur mirë, kishim organizim të shkëlqyeshëm të lojës, mirëpo Shkëndija ishte këmbëngulëse, e disiplinuar, luanin pa panikë dhe treguan gjithë talentin e tyre në këtë ndeshje. Fituan 1:0, nuk do kisha thënë se ishte gol me fat, pasi ata për 95 minuta kishin iniciativë, nuk kishin nervozë, d.m.th. bënë atë që një ekip i vërtetë duhet të bëjë. Qetë dhe me durim, ata këtë e kurorëzuan me tre pikë. Unë patjetër të jem i kënaqur me lojën e ekipit tim, mendoj se ishim pranë rezultatit pozitiv, mirëpo kampionati vazhdon më tej dhe kjo është kjo‘, u shpreh trajneri i Sileksit, Nebojsha Petroviq. Metalurgu është mundur nga Drita dhe kjo humbje tregon se kjo skuadër ka mangësi. Gjithsesi befason renditja e lartë e Napredokut që zen vendin e 5 me pikë të barabarta me Metalurgun. Drita deri tani bartet mirë në shoqërinë elitare edhe pse këto rezultate nuk duhet të jenë befasi, nëse shihet cilësia që kanë në përbërje bogovinasit. Bregallnica, Rabotniçki dhe Renova ndoshta ishte pritur të jenë në pjesën e epërme të renditje, mirëpo paraqitjet e dobëta në këto 11-të javë, i vendosin në pjesën e poshtme dhe në garë për të shmangur pozitat e balotazhit. Pelisteri është një hap prapa skuadrave të lartëpërmendura, ndërsa Sileksi përkundër përmirësimeve të fundit, gjithsesi mbetet në pozitën e 11-të. Duket se s’ka shpëtim për Teteksin, që është bindshëm në vend të fundit dhe pas vetëm 11-të javëve, duket skuadër e sigurtë për në Ligë të Dytë. Normal, kjo është pamja që japin 11-të javët e para, ndërsa pason raundi i dytë, ku mund të ketë shumë ndryshime. Ndeshjet e javës së 12-të në program janë të mërkurën, kur spikat derbi Rabotniçki-Vardari. Shkëndija në Tetovë do të presë Pelisterin, Renova është mysafire e Napredokut, Drita në Shtip takohet me Bregallnicën, Metalurgu pret Sileksin, ndërsa Horizonti duket favorit absolute para Teteksit.

REZULTATET E JAVËS SË 11-TË:
PELISTERI 1 – 1 HORIZONT T.
SHKËNDIJA 1 – 0 SILEKSI
METALURGU 0 – 1 DRITA
BREGALNICA 1 – 1 VARDARI
RABOTNIÇKI 3 – 0 RENOVA
NAPREDOKU 2 – 0 TETEKSI

TABELA:
1. HORIZONTI 22
2. VARDARI 21
3. SHKËNDIJA 21
4. METALURGU 19
5. NAPREDOK 19
6. DRITA 16
7. BREGALNICA 14
8. RABOTNIÇKI 14
9. RENOVA 14
10. PELISTERI 12
11. SILEKSI 8
12. TETEKSI 4

DYSHET E JAVËS SË 12-të:
HORIZONT T. – TETEKSI
NAPREDOKU – RENOVA
BREGALLNICA – DRITA
METALURGU – SILEKSI
SHKËNDIJA – PELISTERI
RABOTNIÇKI – VARDARI

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *