Home / Sport / Memedi freski në lojën e Renovës

Memedi freski në lojën e Renovës

“Jam i kënaqur në përgjithsi me lojën e treguar edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim. Ndoshta duhej të fitojmë, por edhe kështu nuk është keq, pasi kemi ndeshje të kthimit në Tetovë, ku besoj se do mundim Teteksin dhe do të kalojmë në gjysmëfinale”, deklaroi Agron Memedi.

Kohëve të fundit me skuadrën e Renovës po ndodh diçka e çuditshme, pasi që ekipi nuk arrin të sjellë paraqitjet që priten nga ta, duke hyrë në një seri disfatash të papritura. Ndërkohë drejtuesit e klubit ndërhynë shpejtë në merkato, duke angazhuar majtakun, Agron Memedi, që u lirua nga rradhët e Metalurgut. Dhe që ndeshja e parë, tregoi se Memedi do të jetë freski dhe përforcim i madh për Renovën në këto ndeshje të mbetura deri në mbyllje të stinorit pranveror. Të dielën në Shkup, Renova barazoi pa gola me Teteksin në ndeshjen e parë të 1/4 së finales së Kupës së Maqedonisë, duke ndërprerë serinë e disfatave. Pikërisht në këtë ndeshje ‘Goni’ shënoi rrikthimin e tij te Renova, duke qenë një ndër futbollistët më të mirë në fushë, madje që shtynte optimizëm dhe sakrificë edhe tek bashkëlojtarët më të rrinjë. “Jam i kënaqur në përgjithsi me lojën e treguar edhe pse gjithmonë ka vend për përmirësim. Ndoshta duhej të fitojmë, por edhe kështu nuk është keq, pasi kemi ndeshje të kthimit në Tetovë, ku besoj se do mundim Teteksin dhe do të kalojmë në gjysmëfinale”, deklaroi Agron Memedi, i cili shtoi. “Renova ka cilësi në përbërje, por vetëm duhet të ndryshohet qasja e futbollistëve ndaj paraqitjeve në teren. Humbjet e pësuara kanë ulur vetëbesimin e futbollistëve dhe mendoj se nëse arrijmë të kthehemi psiqikisht, duke ditur se kjo skuadër tre vite më parë ishte kampione e vendit, unë nuk dyshoj se do kthejmë fitoret dhe do ngjitemi në pjesën e epërme të renditjes. Duke filluar nga ndeshja e rradhës, ne duhet të mendojmë ndryshe, nuk guxojmë të lëshojmë pikë dhe duke besuar në cilësitë tona, të kthejmë në fitore dhe suksese mundin që do japim në fushë”, përfundoi Memedi, i cili pas dy viteve kthehet te Renova, me të cilët ka firmosur deri në mbyllje të gjysmëstinorit, me hapsirë që bashkëpunimi të vazhdohet edhe më tej.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *