Home / Lajme / Maqedoni / Memeti: Në Maqedoni ka dhunë mbi fëmijët dhe midis tyre

Memeti: Në Maqedoni ka dhunë mbi fëmijët dhe midis tyre

Shkup, 26 tetor 2012-“Është i domosdoshëm rol më aktiv i shërbimeve profesionale në shkolla në kontaktet me nxënësit dhe me prindërit e tyre, bashkëpunim me kompetentët në qendrat për punë sociale me qëllim të ngritjes së komponentës edukative nga procesi arsimor, prevenimi i problemit dhe ndërmarrje e masave të përkohshme të parandalimit të sjelljes eventuale negative të fëmijëve”, tha Memeti.

Dhuna mbi fëmijët në Republikën e Maqedonisë ekziston dhe ndodh në familje, në shkolla dhe në institucionet për përkujdesje të fëmijëve, ndërsa gjithnjë e më të shpeshta janë edhe rastet e dhunës midis vetë fëmijëve në shkolla dhe jashtë tyre, theksoi Avokati i Popullit Ixhet Memeti në tryezën e sotme të rrumbullakët “Dhuna mbi fëmijët dhe midis tyre”.

Sipas tij, brengos informata se ende në disa shkolla dhe institucione për përkujdesje të fëmijëve zbatohen metoda të dhunshme për disiplinimin e nxënësve dhe mësim për atë se çka është e mirë, e çka nuk është.

“Njëherit brengos jotoleranca midis fëmijëve nga bashkësi të ndryshme etnike, por edhe nga etnitete të ndryshme, paragjykimet për përkatësinë e të tjerëve dhe tentimet e dhunshme për zgjidhje të disa mosmarrëveshjeve”, shtoi Memeti.

Sipas Avokatit të Popullit, dhuna është shkaktuar për shkak të komunikimit të pamjaftueshëm midis fëmijëve, mungesë të shoqërimit të përbashkët, si dhe nga mosinformimi dhe mosnjohja e kulturës dhe traditës së tjetrit.

“Është i domosdoshëm rol më aktiv i shërbimeve profesionale në shkolla në kontaktet me nxënësit dhe me prindërit e tyre, bashkëpunim me kompetentët në qendrat për punë sociale me qëllim të ngritjes së komponentës edukative nga procesi arsimor, prevenimi i problemit dhe ndërmarrje e masave të përkohshme të parandalimit të sjelljes eventuale negative të fëmijëve”, tha Memeti.

Arsimi, siç tha, duhet të orientohet drejt zhvillimit dhe respektimit të së drejtave të tij, si dhe për përgatitje të fëmijëve për jetë të përgjegjshme në shoqëri të lirë në frymën e mirëkuptimit, paqes dhe tolerancës.

Memeti theksoi se shteti me Konventën për të drejtat e fëmijës është i obliguar t’i ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijës nga të gjitha format e dhunës fizike ose mentale.

Për përvojat lidhur me dhunë mbi fëmijët në Spanjë foli Marija Tereza Salses, këshilltare e ombudsmanit të Andaluziës, e cila theksoi se vendi i saj ka përparim të madh lidhur me agresionin ndaj fëmijëve dhe dhunës fizike.

Në Francë, siç theksoi Zheraldin Lisondër, këshilltare e obmudsmanit francez, kanë shumë probleme me dhunën mbi fëmijët. “Posaçërisht në dy vitet e fundit kemi vërejtur raste të dhunës nga ana e personave të rritur mbi fëmijët, si dhe dhunë midis vetë fëmijëve me ndërmjetësim të internetit”, tha Lisondër.

Për “Pikëpamjet e Avokatit të Popullit për dhunën mbi fëmijët dhe midis tyre” në takim foli këshilltarja shtetërore Vaska Bajramovska Mustafa, ndërsa për “Veprimin pas masave të Entit për veprimtari sociale lidhur me familjen dhe lloj tjetër të dhunës” do të flasë Snezhana Pejoviq Misevska psikologe nga Enti për veprimtari sociale.

Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të punës dhe Politikës Sociale, nga Shtëpia pa prindër dhe përkujdesje prindërore “11 Tetori” dhe nga Institucioni publik për përkujdesjen e fëmijëve me probleme edukativo-sociale.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *