Home / Lajme / Maqedoni / Mërgimtari tetovar me ekspozitë në Kopenhagë

Mërgimtari tetovar me ekspozitë në Kopenhagë

23 tetor-mbasadori i Shqipërisë në Danimarkë Arben Cici e përshëndeti piktorin shqiptar dhe vlerësoi mesazhin e veprave të tij si dhe e falenderoi që u bë pjesë e pasurimit të numrit të aktiviteteve që po organizon Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagë në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Danimarkë.

Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kopenhagë u hap ekspozita e piktorit shqiptar nga Tetova Abdilaziz Durmishi. Sipas piktorit mesazhi i këtyre punimeve është përcjellja e paqes dhe mirëkuptimit, shoqëruar me dashurinë për bukuritë e natyrës së vendlindjes. Ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë Arben Cici e përshëndeti piktorin shqiptar dhe vlerësoi mesazhin e veprave të tij si dhe e falenderoi që u bë pjesë e pasurimit të numrit të aktiviteteve që po organizon Ambasada e Shqipërisë në Kopenhagë në bashkëpunim me shoqatat shqiptare në Danimarkë. Punimet e tij përfaqësojnë kryesisht pejsazhe shqiptare, daneze dhe natyrë e qetë Ndryshe, Abdilazis Durmishi u lind në vitin 1950 në Fshatin Kamjan, kurse në vitin 1972 diplomon në Prishtinë dega e artit figurativë drejtimi i pikturës .Një kohë të gjatë kapunuarë si profesor i arteve figurative në Prishtinë,Bogovinë dhe në Kamjan. Në vitin 1987 komuna e Tetovës e shpallë profesor I dalluar në arsim. Deri më tash ai ka hapur tetë ekspozita personale shtetërore dhe 35 ekspozita private. “Rregullisht marrë pjesë në ekspozita personale të organizuara nga shoqatat e artistëve figurative të qytetit të Kopenhagës ku si antëtarë jam prej vitit 1987. Jam marrë me shumë aktivitete të çështjes tonë kombëtare, ndërsa ekspozitën e fundit e kamë hapur në Ambasadën e Shqipërisë, për nderë të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë. Për këtë punë kam marrë mirënjohje dhe medalje nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së madhe dhe Gjermanisë.Unë prej fëmijërisë e kultivoj vizatimin poashtu dhe mbesat e mija Rexhija dhe Medina e kultivojnë vizatimin, gjë që u tregua me marjen e medaljeve nga Shtetet e Bashkura të Amerikës të cilën na dhuroi Ambasadori John Meccani .Në fillim kam pikturuarë dhe gjithmonë jam munduarë të paraqes vuajtjet dhe mundimet tona shekullore sidomos në mwrgim”, thotë Abdilaziz Durmishi piktorë në mërgim në Danimarkë.(U.H)
TV KOHA.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *