Home / Sport / Mesi: Kazijas është ndër më të mirët në botë!

Mesi: Kazijas është ndër më të mirët në botë!

Lionel Mesi ka shprehu r hapur admirimin tij për portierin e Real Madrid, Iker Kazijas, ndërsa ka pranuar se është i çuditur me faktin se i ka shënuar kaq shumë gola në sfidat ndaj ekipit të tij.

Argjentinasi mendohet se këtë vit do të ketë portierin spanjoll ndër rivalët kryesorë për “Topin e Artë” pas sukseseve të këtij të fundit në kampionat dhe sidomos në Euro 2012.
“Unë kam patur shumë fat që kam arritur të shënoj kaq shumë gola në “El Clasico”, të cilat janë gjithmonë ndeshje të mëdha. Jam i lumtur, pasi Iker është ndër më të mirët në botë. Ai është një portier i madh. Shpesh, kur ndeshjet janë duke filluar, thjesht i them vetes se duhet të shënoj gol”, ka qenë komenti që Lionel Mesi ka bërë para gazetarëve në vendlindje.
Me dy golat e shënuar në “El Clasico” gjatë javës së kaluar, Lionel Mesi ka çuar në 16 shifrën e golave të shënuar kundër Real Madrid, ndërsa është vetëm dy gola larg rekordit prej 18 golash të realizuar në këtë supersfidë, shifër që është vendosur nga legjendari Alfredo Di Stefano.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *