Home / Sport / Mesi merr “Këpucën e Artë 2012”

Mesi merr “Këpucën e Artë 2012”

Lionel Mesi është nderuar dje me “Këpucën e Artë 2012” për shënimin e 50 golave në kampionat në sezonin 2011-2012. Argjentinasit i është dorëzuar ky çmim për herë të dytë në karrierën e tij, pasi e kishte arritur këtë objektiv individual edhe dy vite më parë.

“Motivimi im janë titujt që fitoj me ekipin. Asnjëherë nuk kam si synim të arrij objektiva personalë. Nëse vijnë është një gjë e bukur, por nuk ia kam vënë asnjëherë si objektiv vetes. Ëndrra ime e madhe është të vazhdoj të fitoj tituj me Barcelonën, të fitoj kampionatin e Kupën, si dhe Ligën e Kampioneve. Ëndrra ime është të fitoj trofe derisa të largohem nga futbolli duke luajtur për Barçën”, tha lojtari në konferencën për shtyp të organizuar pas dhënies së këtij çmimi.
“Të them të drejtën nuk më kujtohen të gjithë këto 50 gola që kam shënuar. Kur i shoh në përsëritje po, por po të më pyetni tani se ku janë shënuar nuk i mbaj mend. Nuk i kujtoj golat për bukurinë e tyre, por për rëndësinë që kanë. Golat që më kujtohen nga sezoni i kaluar janë ato të finales së Kupës, Botërorit të Klubeve dhe Superkupës. Festimet e mia? Besoj se do të ndryshojnë shumë shpejt”, tha ai duke aluduar për lindjen e djalit të tij. Jo rastësisht, drejtuesit e gazetës “Marca”, që i kanë dorëzuar trofeun talentit argjentinas, kishin përgatitur edhe një trofe në miniaturë për Tiagon, djalin e futbollistit që pritet të lindë në ditët e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *