Home / Sport / Messi ‘sulmon’ rekordet e Peles dhe Muellerit

Messi ‘sulmon’ rekordet e Peles dhe Muellerit

Deri më tani brenda këtij viti, superylli argjentinas Lionel Messi ka shënuar 71 gola duke thyer kështu rekordin personal.

Në vitin e largët 1959, legjenda braziliane, Pele, nga 1 janari deri më 31 dhjetor shënoi 75 gola (66 për Santosin dhe nëntë për Brazilin).

Ndërkaq, 71 golat e deritanishëm Messi i ka ndarë në këtë mënyrë: 59 për Barcelonën dhe 12 për Argjentinën.

Por, të mos harrojmë se deri në fund të vitit 2012 ka edhe më shumë se dy muaj dhe më i miri i futbollit bashkëkohor ka kohë për të thyer rekordin e Peles.

Po ashtu, 25-vjeçari mund të përpiqet ta thyejë edhe rekordin e Gerd Mueller, i cili në vitin 1972 shënoi 85 gola me Bayern Munichun dhe Gjermaninë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *