Home / Sport / Milani rival i lehtë për Lazion

Milani rival i lehtë për Lazion

Milani dështon përsëri, kësaj radhe viktimizohet nga Lazio. Takimi i dytë për nga rëndësia i kësaj xhiroje në Serie A, që u zhvillua në Stadio Olimpico, përfundoi me rezultat 3-2 në favor të ekipit vendas.

Kryeqytetasit kaluan në epërsi përmes mjeshtrit të tyre të mesfushës, Hernanes (25’). Goditja e brazilianit u devijua paksa dhe përfundoi në rrjetin e Amelias.

Pa përfunduar pjesa e parë (41’), erdhi edhe goli i dytë i vendasve. Mesfushori italian Antonio Candreva gjuajti nga largësia për ta lënë të pashpresë portierin mysafir.

Në minutat e para të pjesës së dytë (49’), Biancocelestët e thelluan edhe më shumë epërsinë. Një harkim të Candrevas e pranoi Miroslav Klose për golin e tretë të Lazios.

Megjithatë, përkundër disavantazhit prej tre golash, Rossonerët nuk u dorëzuan. Nigel De Jong shënoi golin e parë për Milanin pas goditjes së lirë të Urby Emanuelson (61’).

Stephan El Shaarawy u përkujdes që fundi i takimit të ishte mjaft i tensionuar (79’) duke i kthyer mysafirët në lojë në përpjekje për ta barazuar rezultatin.

Megjithatë, deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, kuqezinjtë nuk arritën të shënojnë një gol tjetër dhe dolën kokulur nga Stadiumi Olimpik në Romë.

(Në këtë takim luajti edhe mesfushori kosovar, Lorik Cana, i cili u angazhua në minutën e 72-të në vend të Alvaro Gonzalez).

Lazio mban vendin e tretë në tabelë me katër pikë më pak se lideri Juventus, ndërsa Milani aktualisht pozicionohet në vendin e 11-të, mirëpo mund të shkojë edhe më poshtë pasi të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tetë në Serie A.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *