Home / Lajme / Maqedoni / Ministrat Ademi dhe Mediu nënshkruan Deklaratë për përkushtimin për vendosjen e rezervatit ndërkufitar biosferik ‘Ohër-Prespë’

Ministrat Ademi dhe Mediu nënshkruan Deklaratë për përkushtimin për vendosjen e rezervatit ndërkufitar biosferik ‘Ohër-Prespë’

Goricë e Vogël, 2 tetor -“Deklaratën të cilën sot e nënshkraum me Maqedoninë mbetet e hapur, me mundësi që edhe pala greke t’i bashkohet aktiviteteve për mbrojtjen e këtij rezervati biosferik, përmes zgjerimit të tij edhe në pjesën greke të Prespës”, tha Mediu.

Ministrat e Mjedisit Jetësor të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, Abdilaqim Ademi dhe Fatmir Mediu sot në selinë e Parkut nacional “Prespa” në Goricë të Vogël – Republika e Shqipërisë, e nënshkruan Deklaratën për përkushtim për vendosjen e rezervatit biosferik ndërkufitar “Ohër-Prespë”.

Në fjalimin para të pranishmëve në ceremoni ministri Ademi theksoi se në parafimin e sotëm të dokumentit e konfirmon qëndrimin se rajonet e përbashkëta dhe natyra nënkuptohen si diçka e pandashme, edhe në kuptimin rajonal edhe në atë global, si dhe angazhimet e përbashkëta për bashkëpunim të koordinuar për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe kulturore.

“Sot jemi këtu që ta nënshkruajmë këtë deklaratë si shprehje e gatishmërisë sonë të bashkëpunojmë dhe veprojmë në drejtim të mbrojtjes së rajonit, ndërsa në pajtim me kriteret botërore. Me konceptin e UNESKO-s bëhet përpjekje për harmonizimin e nevojave për jetë më të mirë të popullatës lokale, me nevojat për ruajtjen e rajonit në tërrësi, me ç’ras moment kyç është shfrytëzimi i qëndrueshëm i resurseve natyrore, gjegjësisht ruajtja, madje edhe ripërtrirja e funksioneve të ekosistemeve”, theksoi Ademi.

Për aktivitetet e deritanishme të cilat janë zbatuar në nivelin bilateral dhe trilateral nga ana e shteteve të rajonit, Ademi tha se janë konfirmim i gatishmërisë për kalim më të gjerë drejt ruajtjes së mbarë rajonit.

“Nëse kjo lidhet me skemat për zhvillim të qëndrueshëm, vlerësoj se me të vërtetë krijuam mundësi të vërteta për ruajtjen e pasurive natyrore dhe kulturore për gjeneratat e ardhshme”, tha ministri Ademi.

Ai përkujtoi se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor gjithmonë ka dhënë angazhime maksimale në mbështetjen e këtyre proceseve dhe aktiviteteve, duke shprehur bindje të thellë se me angazhime të përbashkëta me të vërtetë do të ketë sukses në qëllimin që të sigurohet qëndrueshmëri në rajon në korniza lokale, rajonale dhe botërore.

Ministri shqiptar Fatmir Mediu ju bëri thirrje përfaqësuesve të pushtetit lokal t’i shqyrtojnë të gjitha nevojat e popullsisë nga rajoni, që bashkërisht përmes sugjerimeve të cilat vijnë nga UNESKO të punohet me mbrojtjen e rajonet, që nga ana tjetër do të mundësojë shndërrimin e tij në vlerë nacionale të vërtetë, krijimin e kushteve dhe mundësive që pasuria natyrore të ruhet për gjeneratat të cilat vijnë, ndërsa njëherësh do të mundësojnë edhe zhvillimin e bizneseve të vogla.

Mediu në këtë rast i theksoi dhe përshëndeti aktivitetet të cilat i ndërmerr shteti i Maqedonisë për mbrojtjen e ekosistemeve, më pas duke nënvizuar interes në mungesë të autoriteteve greke për mbrojtjen dhe menaxhimin e resurseve natyrore të rajonit.

“Deklaratën të cilën sot e nënshkraum me Maqedoninë mbetet e hapur, me mundësi që edhe pala greke t’i bashkohet aktiviteteve për mbrojtjen e këtij rezervati biosferik, përmes zgjerimit të tij edhe në pjesën greke të Prespës”, tha Mediu.

Në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës mori pjesë edhe ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Karol Miler-Holtkemper, përfaqësuesja e UNESKO-s Mari Përçallova, përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësues të delegacionit të BE-së në Shqipëri, përfaqësuesi i Ramsar-konventës për vendbanime ujore, Nexhib Bensaia, përfaqësues i Unionit ndërkombëtar për mbrojtjen e natyrës, si dhe përfaqësues të donatorit – Bankës gjermane për rikonstruim.

Me parafirimin e dokumentit edhe formalisht është shënuar fillimi i nominimit të rezervatit, me intencë që ai të bëhet pjesë e programit botëror për mbrojtjen e biodiversitetit “Njeriu dhe biosfera” të UNESKO-s.

UNESKO i njeh rezervatet biosferike si zona të theksuara për veçoritë e tyre në korniza botërore

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *