Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Besimi në Pentagon dhe në Këshillin për siguri kombëtare të SHBA-së

Ministri Besimi në Pentagon dhe në Këshillin për siguri kombëtare të SHBA-së

11 tetor-
Në dytën e dytë të qëndrimit në Uashington, nesër ministri Besimi, sië është paralajmëruar, do të takohet me profesorin Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins”, ku njëherit do të mbajë edhe ligjëratë.

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, në suaza të vizitës punuese në Kombet e Bashkuara të Amerikës, në periudhën prej 11 deri më 13 tetor do të realizojë disa takime të rëndësishme në Uashington, SHBA.

Në pajtim me axhendën, kumtoi sot MM, ministri Besimi në ditën e parë të vizitës do të realizojë takim me kryetarin dhe shefin ekzekutiv të Këshillit Atlantik të SHBA-së, Fred Kempe, ku temë e bisedimeve është promovimi i integrimeve euroatlantike të vendit dhe përforcimi i diplomacisë mbrojtëse.

Në drejtim të përforcimit dhe promovimit të lidhjeve të Republikës së Maqedonisë me mërgimtarët dhe me rastin e festës shtetërore 11 Tetori ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë Fatmir Besimi do të realizojë takime me Avni Mustafaj, kryetar i këshillit kombëtar shqiptaro-amerikan dhe me Meto Koloskin, kryetar i Diasporës së bashkuara maqedonase.

Në takimet do të shprehet falenderim të Republikës së Maqedonisë për angazhimet në lobimin e organizatave të mërgimtarëve për realizimin e qëllimeve strategjike të shtetit, aktivitet i cili edhe më tej është me rëndësi të paçmueshme për të gjithë qytetarët e vendit.

Në dytën e dytë të qëndrimit në Uashington, nesër ministri Besimi, sië është paralajmëruar, do të takohet me profesorin Daniel Server nga Universiteti “Xhon Hopkins”, ku njëherit do të mbajë edhe ligjëratë.

Në Uashington në axhendën e ministrit të Mbrojtjes janë takimet në Petnagon me nënsekretarin për politkë mbrojtëse Xhejms Miler, në Këshillin për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së do të takohet me Xhulien Smit, zëvendëkëshilltar për siguri kombëtare të nënpresidentit të SHBA-së, Xho Bajden. Është planifikuar takim edhe me zëvendëshefin e Byrosë së Gardës së SHBA-së, gjeneral nënkolonelin Xhozef Lenxhiel lidhur me intesifikimin e bashkëpunimit me Armatën e Republikës së Maqedonisë.

Në ditën e fundit të vizitës së SHBA-së, ministri Besimi do të realizojë takim punues joformal me ambasadorin Filip Riker, zëvendësshefin e sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *