Home / Lajme / Maqedoni / Minjon: Nuk ekzistojnë disa probleme të veçanta në Maqedoni dhe në marrëdhëniet me fqinjët

Minjon: Nuk ekzistojnë disa probleme të veçanta në Maqedoni dhe në marrëdhëniet me fqinjët

1 tetor-“Sinqerisht nuk kam asgjë tjetër çfarë të them lidhur me këtë çështje, nuk jam i famshëm në atë se përmbahem dhe përdor gjuhë diplomatike, por thënë sinqerisht, kjo çështje për mua nuk është në rend dite”, shtoi kryetarii APKE-s.

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Zhan-Klod Minjon i pyetur në konferencën për shtyp në Strasburg çfarë mendon për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni dhe për akuzat kundër vendit për marrëdhëniet me fqinjët, ishte kategorik – ai “nuk ndjen se ka disa probleme të veçanta në Maqedoni”.

“Nuk ndjej se ka disa probleme të veçanta në Maqedoni. Ka probleme shumë më të mëdha në vende të tjera dhe nëse sot tregojmë me gisht ndaj Maqedonisë, nuk do ta shohim fundin. Sot nuk jam i njoftuar se ekzistojnë disa probleme të reja të veçanta mes këtij vendi dhe vendeve fqinje”, tha Minjon, njofton korrespendenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Sinqerisht nuk kam asgjë tjetër çfarë të them lidhur me këtë çështje, nuk jam i famshëm në atë se përmbahem dhe përdor gjuhë diplomatike, por thënë sinqerisht, kjo çështje për mua nuk është në rend dite”, shtoi kryetarii APKE-s.

Minjon para gazetarëve në Strasburg theksoi se para pak kohe ka pasur rast të bisedojë në këtë temë me përfaqësues të lartë të maqedonisë pa në këtë rast t’i emërojë. Para dhjetë ditëve në Strasburg qndroi kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski, në suaza t[ Konferencës evropiane të kryetarëve të parëamenteve.

Gjatë asaj konference Minjon i bëri thirrje Veljanovskit t’ju drejtohet të pranishmive si “kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë”, që shkaktoi reagime nga ana e disa diplmatëve pas çfarë kryetari i APKE-s lëshoi kumtesë në të cilën theksoi se “kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në konferencë ka marrë pjesë si kryetar i Kuvendit të ish republikës jugosllave të Maqedonisë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *