Home / Sport / Miranda: Falcao duhet të jetë kandidat për Topin e Artë

Miranda: Falcao duhet të jetë kandidat për Topin e Artë

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Miranda, beson se Radamel Falcao dhe ylli i Barcelonës, Lionel Messi, janë dy prej lojtarëve më të mirë në botë, dhe thotë se kolumbiani meriton të jetë një prej kandidatëve për çmimin FIFA Topi i Artë.

Falcao ka shënuar 13 gola në nëntë paraqitje zyrtare për Atleticon këtë sezon, duke luftuar me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo për kreun e listës së golashënuesve më të mirë në kampionat.

“Për mua, Messi dhe Falcao janë dy prej më të mirëve. Radamel vazhdon të shënojë në çdo ndeshje, andaj mendoj se ai duhet të jetë kandidat për Topin e Artë”, ka thënë Miranda për Marca.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *