Home / Sport / Montolivo: Balotelli i mahnitshëm ndaj Danimarkës

Montolivo: Balotelli i mahnitshëm ndaj Danimarkës

Riccardo Montolivo ka gjetur kohë të lavdërojë Mario Balotellin pas fitores 3-1 të Italisë ndaj Danimarkës në San Siro.

“Balotelli thjesht ishte i mahnitshëm pasi ne kishim mbetur në 10 lojtarë [pas përjashtimit të Pablo Osvaldo]”.

“Ai e mbajti mbrojtjen e Danimarkës të zënë gjithë kohën i vetëm. Ai e mbante topin shumë mirë, vraponte pas topave të gjatë dhe punoi jashtëzakonisht mirë për ekipin”.

“Nëse ky ishte Mario Balotelli i vërtetë, atëherë kemi një të ardhme të ndritur para nesh”, ka thënë Montolivo.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *