Home / Sport / Moratti: Stramaccioni si Mourinho

Moratti: Stramaccioni si Mourinho

Presidenti i Interit, Massimo Moratti, nuk mund ta fshehë kënaqësinë e tij pas fitores së skuadrës ndaj rivalit lokal, Milanit.

Nerazzurrët fituan 1-0 në Derby della Madonnina dhe 67-vjeçari ka gjetur kohë për të lavdëruar trajnerin Andrea Stramaccioni duke e krahasuar me Jose Mourinhon.

“E kam zgjedhur Stramaccionin për aftësitë e tij teknike, por po ashtu për inteligjencën. Sipas pikëpamjes time gjëja që e bën atë më të ngjashëm me Mourinhon është përkushtimi për punë. Si Mou, Stramaccioni po ashtu është një trajner i shkëlqyeshëm”.

“Mbrojtja bëni një paraqitje të mirë për ne dhe meritat shkojnë për trajnerin që ka marrë vendimet e duhura”, ka thënë Moratti pas derbit të mbrëmshëm.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *