Home / Sport / Mourinho e krahason veten me Jezuin?

Mourinho e krahason veten me Jezuin?

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk është shumë i shqetësuar se çfarë mendojnë njerëzit tjerë për të, siç edhe nuk shqetësohet për popullaritetin.

Ish-trajneri i Chelseat dhe Interit është një prej figurave më kontroverse sa i takon futbollit, por 49-vjeçari nuk është i shqetësuar për atë çfarë mendojnë të tjerët për të .

“Jo gjithkush e ka dashur Jezu Krishtin, dhe edhe më pak njerëz më duan mua”, citohet të ketë thënë portugezi për A Bola.

Mourinho po ashtu ka folur edhe për ambiciet e Realit për të fituar Ligën e Kampionëve, duke shtuar se gara elite e futbollit nuk është obsesion për Los Blancos.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *