Home / Sport / Mourinho kërkon ‘time-out’ edhe në futboll

Mourinho kërkon ‘time-out’ edhe në futboll

Trajneri portugez, Jose Mourinho, beson se futbolli do të përmirësohej në rast të përfshirjes së rregullës së ndërprerjeve një minutëshe gjatë lojës që ndryshe quhet ‘time-out’.

Basketbolli dhe sporte tjera popullore e aplikojnë këtë rregull që lejon trajnerët që të flasin shkurt për taktikat me lojtarët e tyre, duke i inspiruar ata.

“Është diçka që mendoj se do ta përmirësonte futbollin. Do t’i lejonte trajnerëve që të kenë relacione me të gjithë lojtarët gjatë ndeshjes”.

“Ju do të mund të kërkonit për një pushim sikurse në sportet amerikane. Do të ishte zgjidhje e mirë, ose nëse do të na jipnin më shumë hapësirë në zonën tonë pranë fushës”, ka thënë Mourinho

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *