Home / Lajme / Maqedoni / MPB dhe OSBE do ta vazhdojnë projektin ‘Siguria në shkolla’

MPB dhe OSBE do ta vazhdojnë projektin ‘Siguria në shkolla’

1 tetor-“Shkollat kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, ndërsa të punësuarit kanë obligim të mundësojnë mjedis të sigurtë, i cili do ta respektojë dhe përkrah dinjitetin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha mes tjerash Kralev.

Nxënësit dëshirojnë të komunikojnë me policinë dhe të edukohen se si të shmangin dhunë dhe rreziqe tjera, duke përfshirë edhe ato në rrjetet sociale. Gatishmëria e tyre për avancimin e vlerave pozitive, si toleranca, mirëkuptimi dhe shoqërimi, e nxiti Sektorin për parandalim pranë SPB Shkup që edhe këtë vit ta vazhdojë projektin “Siguria në shkolla”, i financuar nga OSBE.

Vitin e kaluar ai i përfshiu nxënësit e vitit të parë dhe të dytë në pesë shkolla të Shkupit: “Arseni Jovkov”, “Metodija Mitevski – Brico”, “Boro Petrushevski”, “Dimitar Vllahov” dhe “Zdravko Cvetkovski”. Në këtë vit shkollor, projekti, të cilin Sektori i SPB-së e realizoi në bashkëpunim me OSBE-më do të zgjerohet edhe në nëntë shkolla fillore në Shkup, ku do t’i përfshijë nxënësit e klasës së shtatë dhe të tetë.

Projekti zbatohet ashtu që në shkolla punojnë klube për parandalim, ndërsa nxënësit e punëtorive interaktive mësojnë për shmangien e dhunës dhe duke bashkëpunuar me policinë, përfitojnë besim në të. Krahas përmbajtjeve edukative, ka edhe aktivitete sportive mes nxënësve nga mjedise të ndryshme. motoja është “Siguria ime varet nga unë”, ndërsa me titullin e njëjtë është i gatshëm edhe doracak që shfrytëzohet në mësim.

Vazhdimin e këtij projekti e paralajmëruan ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Arsimit dhe Shkencës, Gordana Jankulloska dhe Pançe Kralev dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret.

Ministrja Jankulloska theksoi se për rezulate edhe më të mira në vitin shkollor 2012/2013 do të kontribuojë përvoja e vitit të kaluar, por edhe fakti se veprimi i përbashkët i të gjitha palëve të involvuara është mënyra më e mirë që të arrihet qëllimi i dëshiruar – shkolla të sigurta dhje fëmijë të mbrojtur nga dukuri deviante.

Ndërkaq, ministri Pançe Kralev e potencoi përgjegjisnë e të moshuarve dhe institucioneve për sigurinë e fëmijëve.

“Shkollat kanë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, ndërsa të punësuarit kanë obligim të mundësojnë mjedis të sigurtë, i cili do ta respektojë dhe përkrah dinjitetin dhe zhvillimin e fëmijëve”, tha mes tjerash Kralev.

Ambasadori Ralf Bret theksoi se se OSBE-ja veçmë dhjetë vote punonë në projekte të cilat promovojnë siguri në shkolla. për projektin konkret, ai potencopi se nxënësit kkanë pasur mundësi të njoftohen me punën e përditshme policore, të vizitojnë stacione policore, ta rrisin vetëdijen për pasojat fizike dhe sociale nga përdorimi i drogës dhe t’i njoftojnë tëd rejtat themelore të njeriut.

Projekti bëhet në kryeaytet pasi në të ndodhin mbi një të tretën nga numri i përgjithshëm i veprave penale të minorenëve në shtet

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *