Home / Lajme / Maqedoni / MPB me masa të posaçme të sigurisë për ndeshjen e ardhshme në fudboll Maqedoni-Kroaci

MPB me masa të posaçme të sigurisë për ndeshjen e ardhshme në fudboll Maqedoni-Kroaci

11 tetor-MPB-ja apelon deri te qytetarët, posaçërisht ata të cilët me automjete do të shkojnë në stadium, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe t’i parkojnë automjetet e tyre në hapësira të lejuara për parking.

Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me ndeshjen e ardhshme në fudboll mes reprezentacioneve të Maqedonisë dhe të Kroacisë, e caktuar për nesër në ora 20:30 në arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup, sot informoi se do të ndërmerren të gjitha masat e sigurisë me qëllim që në mënyrë të papenguar të organizohet dhe të zhvillohet ndeshja.

“Në kuadër të regjimit në komunikacion, mes tjerash nesër në orën 12 do të mbyllet komunikacioni nga udhëkryqet “Leninova” dhe “Jordan Haxhi Konstadinov-Xhinot” drejt stadiumit dhe do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme. Po ashtu, në atë periudhë do të pastrohet hapësira për komunikacion dhe parking në afërsi të stadiumit. Në periudhën nga ora 17 do të rregullohet komunikacioni edhe në hyrjet nga bulevardi Ilinden ndaj arenës kombëtare, respektivisht do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme dhe nevoja tjera urgjente.

MPB-ja apelon deri te qytetarët, posaçërisht ata të cilët me automjete do të shkojnë në stadium, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe t’i parkojnë automjetet e tyre në hapësira të lejuara për parking.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *