Home / Lajme / Maqedoni / MPB me Propozim-ligj të ri për sigurim privat

MPB me Propozim-ligj të ri për sigurim privat

Shkup, 22 tetor 2012 – Me Propozim-ligjin parashikohet që në mënyrë të saktë të rregullohet edhe dukja e veshje në punë e personave të cilët kryejnë sigurim privat, shenjat, formimi, financimi i Odës së Republikës së Maqedonisë për sigurim privat, të gjitha evidencat, mbrojtja e të dhënave dhe informatave, si dhe mbikëqyrjen që do ta kryejë MPB-ja mbi Odën dhe Agjencitë për sigurim.

Ministria e Punëve të Brendshme si rregullator kompetent i sferës përpunoi Propozim-ligj të ri për sigurim privat, në vend të Ligjit ekzistues për sigurim të pronës dhe personave i miratuar në vitin 1999, i cili paraqet sublimat funksional i të gjitha praktikave të deritanishme dhe përvojave teorike, si në nivelin më të gjërë kombëtar dhe evropian.

Ndryshimi i titullit në Ligj për sigurim privat, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministrja e Punëve të Brendshme Godrana Jankulloska, ka për qëllim të bëjë distinksion esencial midis sigurimit të personave dge pronë që është në kompetencë të organeve të caktuara të administratës së shtetit nga ajo që e kryejnë persona për sigurim në lloj dhe shërbime të caktuara ligjore ose që i kryejnë për nevoja personale.

Ajo saktësoi se ligji i ri parashikon koncept bashkëkohor të veprimtarisë sigurim privat dhe bazohet në përkufizim të saktë të llojeve të sigurimit privat, në llojin e shërbimeve dhe në llojin e nevojave personale, por edhe kushtet që duhet të plotësohen që të kryhet lloj i caktuar i sigurimit.

Konfirmohen standarde të reja dhe më të larta në pikëpamje të mënyrës dhe mjeteve me të cilat do të kryhet sigurim privat, ndërsa hollësisht normalizohet vendosja dhe funksionimi i Qendrës për sigurim dhe mbikëqyrje si hapësirë e posaçme e pajisur me pajisje teknike për pranim automatik dhe përpunim të sinjaleve alarmuese dhe informata.

Risi janë edhe standardet e larta për sigurim të transportit dhe transfer i të hollave dhe dërgesa të tjera të vlefshme.

“Konfirmohen edhe në korniza të sakta ligjore autorizimet të cilat i kanë punonjësit për sigurim, ndërsa ato janë verifikim i identitetit, paralajmërim, ndalesë e hyrjes dhe xhirim i paautorizuar dhe mbajtje, kontroll i personave, lëndëve, automjetit dhe bagazhit dhe përdorim të mjeteve për dhunë (forcë fizike, shkop gome, mjete për lidhje të personave, sprej, arë zjarri), ndërsa për herë të parë rregullohet edhe përdorimi i qenit të trajnuar” shpjegoi ministrja Jankulloska. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e mjeteve për dhunë lidhur me përkufizimet e të drejtave dhe lirive të njeriut, vërejti ajo, përdorimi i armës së zjarrit dhe qeni i trajnuar, posaçërisht janë përpunuar dhe potencohet karakteri i tyre serioz. Procedura për licencim për kryerje të kësaj veprimtarie për sigurim rregullohet me këtë Propozim-ligj, në të cilin hollësisht përcaktohen kushtet dhe mënyra për marrje të licencës për sigurim, si dhe procedura për mbikëqyrje mbi punën e Agjencive për sigurim.

Me Propozim-ligjin parashikohet që në mënyrë të saktë të rregullohet edhe dukja e veshje në punë e personave të cilët kryejnë sigurim privat, shenjat, formimi, financimi i Odës së Republikës së Maqedonisë për sigurim privat, të gjitha evidencat, mbrojtja e të dhënave dhe informatave, si dhe mbikëqyrjen që do ta kryejë MPB-ja mbi Odën dhe Agjencitë për sigurim.

Gjatë përpunimit të zgjidhjeve në ligj janë shfrytëzuar përvojat nga Sllovenia, Bullgaria, Kroacia dhe vende të tjera, në kuadër të konsultimeve me të gjitha palët e involvuara nga kjo sferë, para se gjithash përvojat praktike nga puna e Odës së Republikës së Maqedonisë të personave dhe pronës dhe Agjencive për sigurim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *