Home / Lajme / Maqedoni / MPB nuk ka njohuri për atentatin mbi Gligorovin, por nuk heq dorë nga hetimi

MPB nuk ka njohuri për atentatin mbi Gligorovin, por nuk heq dorë nga hetimi

3 tetor-Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

Para 17 viteve më 3 tetor është kryer atentat i pasukesshëm ndaj presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, i cili ndërroi jetë këtë vit në moshën 94-vjeçare. Ai e mbijetoi antentatin në vitin 1995 me lëndime të rënda në kokë.

Mbetet e panjohur se kush ka qëndruar pas atentatit. Procedura hetuese e cila po zhvillohet kundër një kryerësi të panjohur ende është e hapur. Hetimi konfirmoi se atentati ka qenë mirë i përgatitur dhe organizuar dhe se vetëm rrethanë fati është që presidenti Gligorov e mbijetoi atentatin.

Sulmi është kryer me automobil bombë më 3 tetor të vitit 1995 në orën 9:50 në rrugën para hotelit “Bristol” në Shkup kur Gligorovi me automjetin zyrtar lëviste nga rezidenca e tij në vendin e punës së Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në vendin e atentatit jetën e humbi shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa është lënduar truproja e Gligorovit, Illço Teovski. Si pasojë e lëndimeve vdiq edhe kalimtari i rasti Hristo Hristomanov, ndërsa u lënduan edhe Klime Korobar dhe Jovan Atanasovski.

MPB nuk mund të dalë me të dhëna të reja ose të ndryshme nga ato që janë thënë deri më tani gjatë viteve të kaluara në lidhje me atentatin e ish presidentit Kiro Gligorov. Lënda akoma është e hapur dhe çdo informacion i ri ose njohuri e cila mund të çojë drejt zbulimit të kryerësve do të analizohet me kujdes të madh me qëllim që të vijmë deri te autorët e atentatit, njoftoi sot ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

“Disa herë kemi thënë se sa më shumë që kalon koha aq më e vështirë është të arrihet deri te të dhënat e vërteta. Me të vërtetë është keq që në momentin kur ka ndodhur atentati nuk ka pasur përgjigje në nivel të detyrës, gjegjësisht nuk janë ndërmarrë maksimalisht dhe profesionalisht të gjitha aktivitetet policore të cilat është e domosdoshme të ndërmerren”, tha Jankulloska, duke shtuar se aktivitetet e këtilla të domosdoshme për kryerjen e ekspertizës janë bazë që më pas shërbimet përkatësi t’i analizojnë të dhënat dhe eventualisht të dalin me përgjigje për atë se çka ka ndodhur saktë dhe cilët janë autorët.

Ajo edhe një herë potencoi se me çdo ditë të kaluar gjasat për të ardhur deri te e vërteta, siç tha, po zvogëlohen, por MPB nuk heq dorë.

Në periudhën e kaluar, theksoi ajo, pati paralajmërime spektakolare nga ana e personave të cilët në atë kohë është dashur dhe kanë mundur të bëjnë diçka, megjithatë, theksoi, nga të gjitha ato punë përveç dëshirës për vetëpromovim ose për ndikim më të madh në opinion të individëve dolën me informacione të tilla nuk doli asgjë konkrete

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *