Home / Sport / Napoli në hap me Juven

Napoli në hap me Juven

Skuadra e Napolit nuk e lë Juventusin t’i shmanget aspak në krye të tabelës.

Me rezultat prej 2-1, napolitanet e kanë mposhtur Udinesen në takimin e fundit të xhiros së shtatë në Serie A.

Në takimin e zhvilluar në Stadio San Paolo, të gjithë golat u shënuan në pjesën e parë.

Ndeshjen e zhbllokoi Marek Hamsik (30’). Giampiero Pinzi reagoi për ta barazuar rezultatin (43’), por në minutat shtesë të fraksionit të pare (45’+1), Goran Pandev riktheu epërsinë e vendasve dhe me këtë rezultat përfundoi takimi.

Napoli gjendet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me liderin Juventus.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *