Home / Lajme / Maqedoni / Ndeshja e fudbollit Maqedoni-Serbi me rrezik të lartë

Ndeshja e fudbollit Maqedoni-Serbi me rrezik të lartë

15 tetor-Po ashtu, në atë periudhë do të pastrohet hapësira për komunikacion dhe parking në afërsi të stadiumit. Në periudhën nga ora 17 do të rregullohet komunikacioni edhe në hyrjet nga bulevardi Ilinden ndaj arenës kombëtare, respektivisht do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme dhe nevoja tjera urgjente.

Ministria e Punëve të Brendshme pas mbledhjes së mbajtur me Federatën e fudbollit të Maqedonisë rreth organizimit të ndeshjes së nesërme të reprezentacioneve të Maqedonisë dhe të Serbisë, u informua se FF e Serbisë në kontakte me ta ka njoftuar se nuk do të ketë udhëtim të organizuar për grupet e tifozëve.

Si njoftoi sot MPB-ja, duke marrë parasysh obligimet ligjore të cilat të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të reprezentacioneve i trajton si ndeshje me rrezik të lartë, edhe në këtë rast, para ndeshjes së nesërme mes Maqedonisë dhe Serbisë të caktuar për në ora 20:30 në Arenën kombëtare “Filipi i Dytë”, do t’i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet e domosdoshme për sigurimin e rendit publik dhe qetësisë, dhe në mënyrë të papenguar të organizimit dhe zhvillimit të ndeshjes, si lidhur me pengimin e incidenteve më serioze, ashtu edhe lidhur me zhvillimin e sigurtë të komunikacionit.

Në kuadër të regjimit në komunikacion, nesër në orën 12 do të mbyllet komunikacioni nga udhëkryqet “Leninova” dhe “Jordan Haxhi Konstadinov-Xhinot” drejt stadiumit dhe do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme. Po ashtu, në atë periudhë do të pastrohet hapësira për komunikacion dhe parking në afërsi të stadiumit. Në periudhën nga ora 17 do të rregullohet komunikacioni edhe në hyrjet nga bulevardi Ilinden ndaj arenës kombëtare, respektivisht do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme dhe nevoja tjera urgjente.

MPB-ja apelon deri te qytetarët, posaçërisht ata të cilët me automjete do të shkojnë në stadium, t’i respektojnë rregullat e komunikacionit dhe t’i parkojnë automjetet e tyre në hapësira të lejuara për parking.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *