Home / Lajme / Maqedoni / Ndryshmet në Kodin Zgjedhor para deputetëve

Ndryshmet në Kodin Zgjedhor para deputetëve

1 tetor-Qëndrimi i PDSH është se diskutimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është i kotë sepse ende asgjë nuk bëhet në drejtim të pastrimit të Listës Zgjedhor. “Patjetër duhet të ketë të dhëna të sakta për të gjitha personat të cilët kanë të drejtë vote. Pse pushteti nuk bën regjistrim dhe kur do ta bëjë atë?”, pyeti Zijadin Sela.

Veçimi i shtetit nga partitë politike, sigurim të mbrojtjes juridike nga financimi joligjor i fushatave zgjedhore, transparencë në punën e Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe afate të përcaktuara për sjelljen e vendimeve gjyqësore rreth vërejtjeve të parashtruara nga Këshilli për radiodifuzion, janë vetëm një pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Kodit Zgjedhor për të cilin sot debatojnë deputetët e Maqedonisë.

Sipas shumicës qeveritare, Propozim teksti i përfshin rekomandimet kyçe të OBSE/ODIHR dhe e garanton të drejtën e barabartë të votës të të gjithë qytetarëve. Opozita e mbështet tekstin, por kërkon, siç u theksua, ndryshime thelbësore e jo formale.

Ndryshimet mes tjerash, elaboroi zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkovskap Boshkovska, sigurojnë të drejtë vote për personat me nevoja të posaçme dhe ato që vuajnë masën arrest shtëpiak. Me ato bëhet edhe harmonizimi i dispozitave me Ligjin për organizim territorial të vetëqeverisjes lokale.

Me ndryshimet sanksionohen dispozitata për xhiro-llogaritë për fushatën zgjedhore dhe rishikime tyre të obligueshëm nga ana e Entit shtetëror për revizion.

Janë vendosur edhe sanksione administrative të cilat shqiptohen edhe krahas përgjegjësisë kundërvajtëse të partisë politike për shkelje të dispozitave nga Kodi Zgjedhor të cilat dedikohen në kufizimimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore dhe dorëzimin e raporteve financiare.

Ministria e Financave obligohet të përpilojë udhëzim për zhvillimin e raporteve për financimin e fushatave.

“LSDM do të votojë për ndryshimet, por dëshirojmë dhe kërkojmë ato të jenë thelbësore, të mundësojnë ndryshim para se gjithash të përmbajtës, e më pas formës të procesit zgjedhor. Mbetet e pa qartë pse pjesa më e madhe e rekomandimeve të OBSE psë nuk tangojnë në Kodin Zgjedhor” theksoi Ana Pavlovska Daneva.

Duke bërë replikë ndaj Romeo Tranov nga VMRO-DPMNE theksoi se amendamentet e LSDM-së do të mbështeten vetëm nëse vërtetë kontribuojnë drejt sqarimit të tekstit.

U ndërlidh edhe Silvana Boneva me qëndrimin se VMRO-DPMNE mbetet e hapur për vërejtët, nëse, siç tha, argumentohen.

Ivon Vleiçkovski nga Partia Liberale është kundër ndryshimeve dhe plotësimit të propozuara nga Kodi Zgjedhor.

Qëndrimi i PDSH është se diskutimi për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është i kotë sepse ende asgjë nuk bëhet në drejtim të pastrimit të Listës Zgjedhor. “Patjetër duhet të ketë të dhëna të sakta për të gjitha personat të cilët kanë të drejtë vote. Pse pushteti nuk bën regjistrim dhe kur do ta bëjë atë?”, pyeti Zijadin Sela.

Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedhor është në lexim të parë, përmban 29 dispozita, ndërsa e përpiluan institucionet kompetente në konsultim me ekspertë vendor dhe të huaj.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *