Home / Lajme / Rajon / Në 20 vite, 5200 vrasje në Shqipëri në emër të kanunit

Në 20 vite, 5200 vrasje në Shqipëri në emër të kanunit

9 tetor-Gjakmarrja, kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare, ka qenë në qendër të një aktiviteti-homazh të organizuar nga një grup organizatash joqeveritare në Shkodër, shkruan “Balkanweb”

Thirrje për jetën’, e ka quajtur Dekretin e Kishës Katolike për shkishërimin, Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Masafra.

Gjakmarrja, kjo plagë e rëndë e shoqërisë shqiptare, ka qenë në qendër të një aktiviteti-homazh të organizuar nga një grup organizatash joqeveritare në Shkodër, shkruan “Balkanweb”

Krerë të Kishës Katolike, por edhe të afërm të viktimave, kanë kujtuar Pastorin Dritan Prroni, në 2-vjetorin e vrasjes së tij. Arqipeshkvi Angelo Masafra, ka bërë apel që shteti të japë dënime maksimale ndaj atyre që vrasin. “Policia dhe shteti kanë një rol të pazëvendësueshëm, ndaj duhet të marrin masa ndaj këtij fenomeni”, u shpreh ai.

Ndërkohë, në përvjetorin e dytë të vrasjes së bashkëshortit të saj, Dritanit, Elona Prroni ka kërkuar luftë ndaj gjakmarrjes, ashtu si edhe Pastori i vrarë u mundua ta luftonte. Pjesë e këtij aktiviteti ishin drejtues të komuniteteve fetare, konsulli i Italisë, përfaqësues të OSBE-së, Policisë, Prefekturës. Sipas të dhënave zyrtare, në 20 vjet, në vendin tonë janë kryer 5200 vrasje në emër të gjakmarrjes.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *