Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni numër i vogël i prodhimeve me HALLALL certifikat

Në Maqedoni numër i vogël i prodhimeve me HALLALL certifikat

15 tetor-Ai sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë potencoi se për HALLALL standardin nuk janë të interesuar vetëm myslimanët dhe se ai është kundër çdo lloji të materialeve toksike dhe kancerogene të vendosura te prodhimet.

Numri i prodhimeve me HALLALL certifikat në Maqedoni është i vogël, por interesi është i madh te myslimanët, vlerësoi Driton Dikena, përfaqësues i Bashkësisë fetare islame.

Ai sot në konferencë për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë potencoi se për HALLALL standardin nuk janë të interesuar vetëm myslimanët dhe se ai është kundër çdo lloji të materialeve toksike dhe kancerogene të vendosura te prodhimet.

“HALLALL sistemi nuk është vetëm standard fetar, ai në të njëjtën kohë është edhe mënyrë e shëndoshë e jetesës, veshjes, shërimit…Në Evropë dhe në tregjet botërore janë të interesuar të gjithë qytetarët pa dallm të përkatësisë fetare”, tha Dikena, duke theksuar se kompanitë me HALLALL shenjën hyjnë në tregun botëror i cili peshon miliarda dollarë në nivel vjetor.

Emilija Todorovska nga Oda ekonomike e Maqedonisë theksoi se interesi për HALLALL certifikatin në nivel botëror rritet, por se në Maqedoni ka shtatë firma të certifikuara, prej të cilave disa veçmë kanë filluar me implementimin. Numri më i madh i kompanive me HALLALL certifikat në rajon ka në Kroaci – rreth 50-të, ndërsa në Bosnjë e Hercegovinë 47. HALLALL standardet, siç potencoi, janë kompatibile me të gjithë standardet internacionale, siç janë ISO 9000, ISO 22.000, HASAP…

“Me HALLALL standardin definohet prejardhja e ushqimit, potencohet ndalesa e gjakut dhe materieve tjera me prejardhje njerëzore ose nga kafshët, rregullat për HALLALL therrjen e kafshëve, për mish, prodhime nga mishi, vezë, drithëra, etiketim…”,sqaro Todorovska.

Në Maqedoni, siç nënvizoi, pozitë dominante ka në industrinë e ushqimit, mishit dhe prodhimeve nga mishi, çajëra, ambalazh…

Sipas saj, një e pesta nga prodhimi botëror i ushqimit i plotëson kërkesat e HALLALL standardit.

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *