Home / Lajme / Maqedoni / Në Maqedoni prej 14 mijë martesave të lidhura në vit, 13 për qind janë minorene

Në Maqedoni prej 14 mijë martesave të lidhura në vit, 13 për qind janë minorene

12 teto-Në Maqedoni lidhja e martesës është e lejuar për persona me 18 vjet të mbushura dhe për persona me 16 vjet të mbushura nëse kanë arritur pjekuri shpirtërore dhe trupore, për çka mendim duhet të japë institucioni adekuat shëndetësor.

Nga 14 mijë maretsa, sa në vit lidhen në Maqedoni, 13 për qind janë minorene dhe atë në pjesën më të madhe janë lidhur me vajza minorene nga bashkësia rome. Nevojitet të senzibilizohet opinioni për këtë çështje, ndërsa të rinjtë të edukohen dhe të japin rezistencë që të mos u imponohen martesat e tilla.

“Vajzat të cilat i lidhin këto martesa shpesh janë mashtruar. Për këtë shkak qëllimi i shënimit të kësaj Dite ndërkombëtare botërore e fëmijëve vajza është që të senzibilizohet çështja e të drejtave të saj dhe zvogëlimi i mundësisë dhe rrezikut nga keqpërdorimi i fëmijëve vajza”, tha ministri i punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski në shënimin e kësaj dite.

Hyrja në martesa minorene, shtoi ai, është situatë në të cilën keqpërdoren fëmijët vajza, duke marrë parasysh faktin që, siç tha, bëhet fjalë për person minoren, i cili nuk vfendos vet për vete dhe nuk mund të mënyrë të drejtë të gjykojë. Për këtë shkak, potencoi, nevojitet të rinjtë të edukohen dhe të nxiten të shkollohen.

Drejtoresha e UNFPA-së Dojna Bologa pajtohet me qëndrimin e ministrit se pjesa më e madhe nga martesat minorene janë nga bashkësia rome dhe se duhet të bëhet fushatë për edukim, e cila do të bazohej në të dhëna pararpakisht të siguruara.

Sheldon jet, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoni vlerëson se asnjë fëmijë nuk duhet të lidh martesë para se të mbush 18 vjet. Që kjo të plotësohet, tha ajo, shumë është me rëndësi që këta fëmijë të vazhdojnë me arsimin e tyre dhe të vizitojnë dhe përfundojnë shkollë të mesme. Në mënyrë të tillë, theksoi ajo, shumë do të zvogëlohen mundësitë që ato të lidhin martesa të tilla para moshës 18-vjeçare.

Në Maqedoni lidhja e martesës është e lejuar për persona me 18 vjet të mbushura dhe për persona me 16 vjet të mbushura nëse kanë arritur pjekuri shpirtërore dhe trupore, për çka mendim duhet të japë institucioni adekuat shëndetësor.

Në pajtim me Kodin penal, jetesa në bashkësi jashtëmartesore me person minoren ose lejimi që të ekzistojë një bashkësi e tillë është vepër penale, për të cilën është paraparë dënim me burg prej tre muaj deri tre vjet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *