Home / Lajme / Maqedoni / Në Pollog 6 vetëvrasje për 9 muaj

Në Pollog 6 vetëvrasje për 9 muaj

15 tetor-Lulzim Murtezani psikolog, thotë se mënyrat e vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut pothuajse janë të ngjashme me ato në nivel global. Por ai shton se këtu kanë të bëjnë edhe sjelljet devijuese, ngushtimi i vetëdijes, problemet ekonomiko-sociale, ndryshimet drastike në mënyrën e jetesës së njerëzve, stërzgjatja e tranzicionit, problemet në lidhjet mes të rrinjëve, papunësia si dhe stresi kronik.

Urim Hasipi
Tetovë, Kushtet e vështira sociale dhe ekonomike, papunësia si dhe mungesa e institucioneve përkatëse për trajtim janë ndër arsyet kryesore që çojnë në vëtevrasje.

Edhe rajoni i Pollogut viteve të fundit është i përfshirë nga vetëvrasjet të cilët kohë pas kohe rregjistrohen në Tetovë dhe Gostivarë. Shkaku i vetëvrasjeve apo tentimeve, është ardhmëria e zymtë, mungesa e vendeve të punës dhe stresi, gjëra këto që sipas psikologëve merren shumë emocionalisht, thonë psikologët.Për psikologët dukuria e vetëvrasjeve ndodh si pasojë e disa rrethanave të cilët ndikojnë në kryerjen e këtij akti.

Lulzim Murtezani, psikolog nga Tetova, thotë se mënyrat e vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut pothuajse janë të ngjashme me ato në nivel global. Por ai shton se këtu kanë të bëjnë edhe sjelljet devijuese, ngushtimi i vetëdijes, problemet ekonomiko-sociale, ndryshimet drastike në mënyrën e jetesës së njerëzve, stërzgjatja e tranzicionit, problemet në lidhjet mes të rrinjëve, papunësia, stresi kronik etj.

Ai si ndër arsyet kryesore përmend edhe mungesën e institucioneve përkatëse për trajtim të personave që kanë shfaqin shenja devijuesetransmeton Tv KOHA .

“Si pasojë e këtyre faktorëve kemi çekuilibrim në sjelljet rezonuese të individëve dhe këtu kemu një akumulim të faktorit stresues me faktorët tjerë që janë papunësia, dinamika e mënyrës së jetesës, devijimet shoqërore dhe një sërë faktorë negative të cilët çojnë në një akt të këtillë.

Sa i takon rajonit të Pollogut, kryesisht bëhet fjalë për raste që kanë të bëjnë me nivelin e lartë të papunësisë, erozioni i vlerave njerëzore, mosfunksionimi i institucioneve, ndjenja e inferioritetit në shoqëri se individi është i pavlefshëm, konfliktet familjare dhe me punëdhënësin dhe një sërë faktorë tjerë social janë arsyet e vetëvrasjeve në rajonin e Pollogut”, thotë Murtezani.

Ndërkohë gjatë nëntë muajve të kaluar janë shënuar 6 vetëvrasje në rajonin që mbulon Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë që është për tre vetëvrasje më pak në krahasim me nëntëmujorin e vitit të kaluar, kurse poashtu në këtë vit rënie shënojnë edhe tentimet për vetëvrasje ku këtë nëntë mujor janë rregjistruar 25 ndërsa vitin e kaluar 32.

“Dy nga personat që kanë kryer vetëvrasje janë meshkuj kurse 4 gratë. Pesë nga vetëvrasjet kanë ndodhur në fshatra, kurse një në qytet. Sipas mënyrës së vetëvrasjeve, dy kanë qenë me varje në litar, dy me mbytje në ujë dhe dy me përdorim të armës së zjarrit.Në dy rastet e vetëvrasjeve shkaktarë kanë qenë devijimet nervore, ndërsa në katër vetëvrasjet tjera natyra dhe karakateri i vetëvrasjes ka qenë i panjohur”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, transmeton Tv KOHA.

Ndërkaq sa i përket tentimeve për vetëvrasje edhe këtë vit shumica kanë tentuar të kryejnë një akt të këtillë përmes medikamenteve, pastaj përmes zhytjes në ujë, varrjet në litar, si dhe prerja e venave. “ Shumica e tentimeve për vetëvrasje kanë qenë për shkak të prishjes së raporteve dhe harmonisë familjare, devijimet nervore, sëmundjet, problemet në dashuri etj.

Nëntëmbëdhjetë prej tentimeve për vetëvrasje janë të gjinisë fëmërore, shumica të moshës 30 vjeçe e më lartë dhe vetëm në një rast ka qenë vajzë e mitur”, bëjnë të ditur nga Policia e Tetovës. Përdallim nga dy vitet tjera, numri i vetëvrasjeve dhe tentimeve për vetëvrasje këtë vit shkon në rënie e sipër, transmeton TV KOHA.

Për rastet e adoleshentëve të cilët tentojnë t`i japin fund jetës me anë të medikamenteve psikologët theksojnë se kjo është pasojë pasi që të rrinjtë gjithnjë shikojnë të ardhmen e tyre dhe ajo u duket e zymtë dhe duke menduar sipërafqësisht tentojnë të vetëvriten.(Tv KOHA)

Vërejtje:Çdo tekst i huazuar nga kjo ueb faqe duhet të citohet ose të shënohet komplet adresa e ueb faqes. Në të kundërtën do të meren masa ligjore ndaj atyre që marrin lajme nga kjo ueb faqe dhe nuk e tregojnë burimin

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *