Home / Lajme / Maqedoni / Në Tabanoc dhe Bogorodicë konfiskohen 31.700 euro

Në Tabanoc dhe Bogorodicë konfiskohen 31.700 euro

18 tetor-
Në rastin e dytë është parandaluar një tentim tjetër për të nxjerrë jashtë vendit 13 mijë euro nga një shtetas grek. Policia ka ndaluar taksinë në të cilën ishte shtetasi grek, dhe ai ka pohuar se nuk ka asgjë për të lajmëruar.

Autoritetet doganore të Maqedonisë në dy raste kanë konfiskuar 31.700 euro, të cilët ishin planifikuar për t`u dërguar jashtë shtetit.

Në rastin e parë, në vendkalimin kufitar Tabanc me Serbinë janë ndaluar tre persona, të cilët posedonin 32.700 euro, për ti dërguar ato në mënyrë të paligjshme dhe të pa palajmëruar jashtë shtetit.

Paratë i`u konfiskuan një shtetasi nga Shkupi, i cili është pronari i një dyqani të veshëmbathjeve në Bit Pazar të Shkupit. Ai u ndalua pasi që dispononte paratë “cash” dhe të palajmëruar, me të cilat do të furnizohej me mall në Budapest, nga një kompani veshëmbathjesh që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Ai gjithmonë ka kryer pagesat me para në duar, kjo dukuri e cilësuar si e paligjshme. Autoritetet doganore në bashkëpunim me MPB kanë koordinuar aktivitetet dhe dje në vendkalimin Tabanoc është ndaluar makina Audi 4, në të cilën gjendej poseduesi i parave. Në makinë kanë qenë edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve pronari i kompanisë nga Budapesti. Autoritetet e doganës theksuan se pasi që janë gjetur 32 mijë euro, për to personat e ndaluar nuk posedonin asnjë dokument. Në përputhje me ligjin janë konfiskuar 18.700 euro, ndërsa pjesa tjetër i lënë e lirë, ndërsa dogana ka paralajmëruar aktivitete për ngritjen e kallëzimit penal.

Në rastin e dytë është parandaluar një tentim tjetër për të nxjerrë jashtë vendit 13 mijë euro nga një shtetas grek. Policia ka ndaluar taksinë në të cilën ishte shtetasi grek, dhe ai ka pohuar se nuk ka asgjë për të lajmëruar. Por , autoritetet doganore pas kontrollit të kryer kanë zbuluar 23 mijë euro që i posedonte pas asnjë dokument dhe vërtetim për origjinën e tyre. Atij i janë konfiskuar 13 mijë euro, ndërsa 10 mijë euro i janë kthyer në bazë të Ligjit për punë devizore.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *