Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë prezantohen kapacitetet e qendrës tregtare Palma Mol

Në Tetovë prezantohen kapacitetet e qendrës tregtare Palma Mol

31 tetor-Sipas investitorit dhe pronarit të Palma trejd shitoret për teknikë të bardhë dhe mall për konsum të gjerë, Nehat Xheladini deri në zgjerimin e Siti mol Tetovë në Palma molin e ri si qendër tregtare më e madhe dhe më bashkëkohore në Maqedoninë veriperëndimore vjen në interes të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve nga Tetova dhe rrethina për një objekt të këtillë ku në një vend mund të përmbushen të gjitha nevojat.

Drejtoria e Palma Mol nga Tetova sot i prezantoi kapacitetet e kësaj qendre tregtare, sipas tyre, e treta për nga madhësia në Maqedoni që ndërtohet nga shtatori i vitit 2011.

Palma Mol do të shtrihet në 32 mijë metra katrorë, në katër nivele me parking nëntokësor prej 250 vende. Qendra do të ketë rreth 80 dyqane me përmbajtje më të ndryshme nga kafiteritë dhe restorantet, brende të njohura botërore për veshje, Ramstor market, shitore për mall për konsum të gjerë etj.

“Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e Palma mol është 20 milionë euro dhe duhet të mundësojë rreth 200 vende të reja të punës”, theksoi Festim Lala nga Palma mol.

Sipas investitorit dhe pronarit të Palma trejd shitoret për teknikë të bardhë dhe mall për konsum të gjerë, Nehat Xheladini deri në zgjerimin e Siti mol Tetovë në Palma molin e ri si qendër tregtare më e madhe dhe më bashkëkohore në Maqedoninë veriperëndimore vjen në interes të përmbushjes së kërkesave të qytetarëve nga Tetova dhe rrethina për një objekt të këtillë ku në një vend mund të përmbushen të gjitha nevojat.

Hapja e Palma mol është paralajmëruar për gjysmën e dytë të vitit 2013 kur duhet të përfundojë ndërtimi i objektit të ri dhe bashkimi me objektin ekzistues. Në punët ndërtimore marrin pjesë vetëm kompani nga Maqedonia.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *