Home / Lajme / Maqedoni / Në Tetovë promovim i aktiviteteve nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim

Në Tetovë promovim i aktiviteteve nga projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim

26 tetor-Procesi i rinovimit i cili është i financuar nga Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane “EUCOM” dhe USAID krijoi mjedis më të mirë për mësim për integrimin ndëretnik në arsim.

Në shkollën e mesme ekonomike “8 Shtatori” në Tetovë sot do të mbahet solemnitet me rastin e rinovimit të hapësirave si pjesë e aktiviteteve për krijimin e mjedisit më të mirë për mësim për integrimin ndëretnik në arsim, projekt i USAID-it.

Procesi i rinovimit i cili është i financuar nga Komanda Evropiane e ushtrisë amerikane “EUCOM” dhe USAID krijoi mjedis më të mirë për mësim për integrimin ndëretnik në arsim.

Në këtë solemnitet është paralajmëruar prania e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Pançe Kralev, ambasadorit të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë Pol Uolers dhe kryetarit të komunës të Tetovës Sadi Bexheti.

Projekti i USAID-it për integrim ndëretnik në arsim (PINA) është një iniciativë katërvjeçare e cila do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet relevante arsimore. Ka për qëllim të sigurojë nivel më të lartë të vetëdijes te njerëzit, trajnime për shumëllojshmëri, ndihmë teknike dhe inkurajim për bordet shkollore, drejtorët, mësimdhënësit dhe përfaqësuesit e administratës
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *