Home / Lajme / Maqedoni / Neziri dhe Mexhiti nuk kanë informacione se ka pasur zënkë fizike midis nxënësve në Çair

Neziri dhe Mexhiti nuk kanë informacione se ka pasur zënkë fizike midis nxënësve në Çair

3 tetor-“Është i gabueshëm informacioni se ka pasur zënkë masive. Informacionet e këtilla nuk janë në dobi të bashkëjetesës dhe të arsimit. Me përurimin e sotëm të shkollës së rikonstruuar Liria tregojmë se arsimi është prioritet dhe se po bëjmë gjithçka që të përmirësohen kushtet për fëmijët në arsim”, tha Mexhiti.

Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës nuk ka informacione për incidente serioze midis nxënësve në komunën e Çairit, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri, duke u përgjigjur në pyetjen pas përurimit të rikonstruimit të shkollës fillore “Liria” në Çair.

“Incidente midis shokëve mund të ndodhin në çdo shkollë. Ministria është në kontakt të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe me vetëqeverisjet lokale që të vëzhgohet situata në shkollat dhe të vlerësohet se çfarë janë marrëdhëniet me kolektivin dhe midis nxënësve që të parandalohen incidente të padëshiruara eventuale”, tha Neziri.

Kërkoi që të mos keqpërdoren nxënësit dhe procesi edukativo-arsimor për interesa të ndryshme.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjithashtu, pohon se nuk ka asgjë të pazakontë në shkollat e komunës dhe se nuk ka pasur zënka fizike midis nxënësve.

“Është i gabueshëm informacioni se ka pasur zënkë masive. Informacionet e këtilla nuk janë në dobi të bashkëjetesës dhe të arsimit. Me përurimin e sotëm të shkollës së rikonstruuar Liria tregojmë se arsimi është prioritet dhe se po bëjmë gjithçka që të përmirësohen kushtet për fëmijët në arsim”, tha Mexhiti.

Për rikonstruimin e SHF Liria, theksoi, bashkë me Bankën Botërore janë investuar 400.000 dollarë me çka dukshëm u përmirësuan kushtet për mbajtjen e mësimit.

“Me investime të këtilla do të shkojmë edhe në shkolla të tjera, ndërsa pikërisht sot filloi një rinovim i njëjtë i kopshtit Snezhana. Deri në fund të dhjetorit dëshirojmë ta rrumbullaksojmë këtë proces me investime të cilat tejkalojnë shuma milionëshe të dollarëve që të ketë kushte më të mira për të gjithë nxënësit në komunën e Çairit, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike ose ndonjë përkatësie tjetër”, deklaroi Mexhiti.

Në lidhje me riemërimin dhe ndryshimin e tabelave me emrat në katër shkollat e komunës, Mexhiti tha se fjalën e fundit e kanë lënë ta thotë gjyqi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *