Home / Lajme / Maqedoni / Nikoliq manipulon me historinë e luftërave ballkanike

Nikoliq manipulon me historinë e luftërave ballkanike

27 tetor-“Liria nuk fitohet brenda natës. Unë nuk dij se cilën datë e cilësoni si datë të çlirimit, vitin 1945, 41 apo 1912, apo edhe dita kur dolët nga ish-Jugosllavia federale. Nuk dij për ju, por mund them se çlirimi i juaj filloi me luftën e parë ballkanike”, ka theksuar Nikoliq,

Presidenti serb Tomislav Nikoliq është përfshirë në debatet e historianëve për Luftën e parë Ballkanike dhe çlirimin e Shkupit.
Presidenti serb Nikoliq të dielën në kuadër të vizitës në Maqedoni do të marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të 100 vjetorit të Luftës Ballkanike në Zebërnjak të Kumanovës.

Ai gjatë vizitës së tij që po vijon në Maqedoni ka theksuar se me luftën e parë ballkanike dhe forcat e bashkuara ballkanike u çlirua Maqedonia e cila ishte nën sundimin otoman.

Nikoliq këtë e ka përmendur në një debat të organizuar me gazetarët e mediave maqedonase në selinë e ambasadës serbe në Shkup.

Ai vazhdimisht ka nënvizuar se Maqedonia nuk do të formohej në rast se në këtë luftë nuk do të ishte fitorja e forcave të bashkuara ballkanike të udhëhequra nga Serbia.

Luftën e Parë Ballkanike, Nikoliq e vlerëson si luftë çlirimtare jo vetëm për Serbinë por edhe për vendet e tjera Ballkanike, sepse sipas tij, pas 500 viteve ishin çliruar Shkupi, Manastiri, Kumanova dhe qytete tjera.
“Liria nuk fitohet brenda natës. Unë nuk dij se cilën datë e cilësoni si datë të çlirimit, vitin 1945, 41 apo 1912, apo edhe dita kur dolët nga ish-Jugosllavia federale. Nuk dij për ju, por mund them se çlirimi i juaj filloi me luftën e parë ballkanike”, ka theksuar Nikoliq, duke përdorur termin “nën pushtimin osman” dhe duke shmangur shqiptarët si autoktonë dhe betejat për Shkupin dhe qytetet e tjera.

Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Maqedoni ka reaguar kundër shënimit të 100 vjetorit të luftërave ballkanike, duke theksuar se ato përkujtojnë masakrat kundër shqiptarëve dhe spastrimin etnik serbosllav.

Kryetari i kësaj shoqate, Skender Hasani se është skandaloze që lejohen këto manifestime të tilla që rikthejnë memorien historike për krimet, masakrat dhe spastrimet etnike të shqiptarëve nga thundra e pushtuesit serb me luftërat ballkanike.

“Pikërisht mund të them se me Betejën në Zebërnjak të Kumanovës identifikohet fillimi i krimeve serbe dhe spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Kjo ishte një ngarje e rëndë tragjike për shqiptarët, ndërsa ajo sot po shënohet zyrtarisht. Kjo gjë nuk duhej lejuar”, ka reguar historiani Hasani.

Historiani maqedonas Novica Veljanovski ka deklaruar se luftërat ballkanike ishin sinonim për okupim dhe pushtim territoresh dhe në ansjë rast ato nuk simbolizojnë çlirimin e Maqedonisë.

“Edhe beteja në Zerbërnjak të Kumanovës nuk ka asnjë rëndësi pozitive për Maqedoninë. Përkundrazi, me ate betejë ka pasuar okupimi serb ndaj Maqedonisë. Kjo luftë solli okupimin dhe ndarjen e Maqedonisë”, ka vlerësuar historiani maqedonas Veljanovski.

Kundër këtij manifestimi ka reaguar edhe partia nacionaliste maqedonase TMRO, e cila ka theksuar se është skandaloze të shënohet një manifestim që nënkupton pushtimin e Maqedonisë dhe fillimin e okupimit serb.

Shënimi i këtij 100 vjetori ka nxitur edhe reagimin e mediave në Bullgari. Mediat bullgare janë të habitura se si Maqedonia lejon shënimin e një date që konsiston në okupimin e saj nga Serbia, ndërsa shprehen kritika se përse autoritetet e Shkupit nuk lejuan shënimin e Kryengritjes së Ilindenit bashkërisht me autoritetet e Sofjes. “Luftërat Ballkanike janë tragjedia më e madhe për popullin maqedonas, që sollën ndarjen e Maqedonisë me marrëveshjen e Bukureshtit të vitit 1913”, ka shkruar sot agjencia bullgare e lajmeve Focus. INA

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *