Home / Lajme / Maqedoni / Nis llogaritja dimërore e kohës

Nis llogaritja dimërore e kohës

27 tetor-Të dielën do të flemë pak më shumë, por mos harroni të keni ndërruar orën për të hënën, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Ndryshimi i orës do të bëhet natën duke e gdhirë e diela, kur akrepat të shënojnë orën 03:00, të cilat me orën e re do të shënojnë 02:00 dhe zyrtarisht hyjmë në ritmet e dimrit.

Të dielën do të flemë pak më shumë, por mos harroni të keni ndërruar orën për të hënën, kur fillon puna, shkolla dhe detyrimet e tjera.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ai filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës, kur disa vende vendosën të ndryshojnë orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.

Si ligj europian, ndryshimi i orës në këtë rajon u vendos në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo 4 vjet . Norma europiane vendosi në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës së verës (kur ora shkon një orë përpara) dhe përfundimin e saj (kur ora shkon një orë pas); që tani respektivisht janë e diela e fundit e marsit dhe e diela e fundit e tetorit.ALSAT

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *