Home / Lajme / Maqedoni / Një i vrarë dhe një i plagosur në Gostivar

Një i vrarë dhe një i plagosur në Gostivar

10 tetor-Sipas të dhënave të policisë, Mensur Ilazi, 51 vjeç nga Çegrani ka shtënë me armë drejt 62 vjeçarit Imer Zakriu, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur shoqëëruesja e tij Qanie Ruçi, 39 vjeç nga Dibra.

Në Gostivar mbrëmë është vrarë një person dhe është plagosur një vajzë.

Sipas të dhënave të policisë, Mensur Ilazi, 51 vjeç nga Çegrani ka shtënë me armë drejt 62 vjeçarit Imer Zakriu, i cili ka mbetur i vdekur, ndërsa është plagosur shoqëëruesja e tij Qanie Ruçi, 39 vjeç nga Dibra.

Policia e Gostivarit njoftoi se deri tek incidenti dhe vrasja ka ardhur pas një zënke që kishte shpërthyer mbrëmë gjysmë ore para mesnatës në afërsi të Stacionit hekurudhor në Gostivar. Një zyrtar i policisë në Gostivar njoftoi se vrasësi kohë më parë ka qenë në lidhje me dibranen 39 vjeçare, dhe kjo ka qenë arsye që ka çuar deri tek shkrepja e armës. Autori i vrasjes menjëherë është kapur nga policia dhe se MPB paralajmëroi se do të jap hollësi të tjera lidhur me ngjarjen. (INA)
Foto (KOHA)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *