Home / Sport / Nuri Seferi e bën rrafsh për toke serbin

Nuri Seferi e bën rrafsh për toke serbin

Fitore të jashtëzakonshme të dielën mbrëma në boks ka realizuar boksieri shqiptar Nuri Seferi, i cili e la në dysheme pas vetëm pak sekondave boksierin serb, Nenad Stankovic.

Dueli i cili u zhvillua në Shkup mblodhi të dielën mbrëma mijëra shqiptarë, të cilët e kanë pritur me padurim këtë përballje.

Por, sfida mbaroi shumë shpejt, pasi brenda raundit të parë Seferi në mënyrë mjeshtërore e goditi në nofull boksierin serb, i cili ishte në tokë, po, rrafsh për toke.

Seferi, i cili e mori titullin e kampionit të Europës, realizoi kështu fitoren më të shpejt në karrierë dhe atë pikërisht ndaj një boksieri serb në një terren neutral të dominuar nga tifozët shqiptarë.

“Kjo fitore iu dedikohet të gjithë shqiptarëve. Me këtë fitore treguam se dimë të respektojmë të gjithë, pa marrë parasysh dallimet, ndërsa ky triumf është dhuratë për të gjithë ju për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, ka deklaruar Seferi pas duelit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *