Home / Lajme / Maqedoni / Objekti i Stacionit Policor në Haraçinë mund t’i jepet në shfrytëzim komunës

Objekti i Stacionit Policor në Haraçinë mund t’i jepet në shfrytëzim komunës

4 tetor-Ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska tha se me kryetarin e komunës kanë biseduar edhe për iniciativa të reja të cilat do të kishin qenë në interes të qytetarëve të Komunës së Haraçinës apo mundësimin e më tepër shërbimeve, më tepër nevojave të tyre të jenë të përmbushura në një vend.

– Me iniciativë të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Nevzat Bejta, u realizua takim pune midis ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe kryetarit të Komunën e Haraçinës Bastri Bajrami në këtë komunë, me ç’rast vizituan edhe stacionin policor dhe udhëkryqin në hyrje të Haraçinës.

Në takim u biseduar për mundësitë që në një të ardhme të afërt objekti i stacionit policor të mund ta shfrytëzoje për nevojat e veta komuna e Haraçinës, pasi që kushtet në objektin aktual nuk mundësojnë funksionim normal të komunës. Me kërkesë të kryetarit Bajrami, u vizitua edhe udhëkryqi në hyrje të Haraçinës, me qëllim që të gjendet një zgjidhje pasi që shpesh ndodhin aksidente me pasoja të rënda për shkak të shpejtësisë dhe mos ndërtimit ashtu siç duhet të këtij udhëkryqi.

Kryetari i Komunës së Harapinës Bastri Bajrami tha se objekti i stacionit policor është shumë i mirë dhe është ndërtuar pas vitit 2001.

“Neve si komunë e Haraçinës na nevojitet ky objwekt për të mirën e qytetarëve, për shërbimet ndaj qytetarëve që të mund të kemi më tepër sukses. Me sistematizimin ri duhet të kemi afër 38 punëtorë dhe në objektin ku jemi ne nuk e kemi mundësi, kurse në këtë objekt do ta kishim më tepër hapësira. Në të ardhmen do të mund të vendosen edhe shërbimet për ndihmat sociale pasi që qytetarët udhëtojnë deri në Gazi Babë”, tha Bajrami.

Ai shtoi se tani komunat kanë edhe të drejtën që edhe kadastrën ta menaxhojnë dhe këtu do të kenë mundësi edhe për kadastrën dhe për zhvillimin ekonomik lokal, ku do të mund të punojnë me më shumë sukses në të ardhmen.

“Shfrytëzova rastin që ministres së Punëve të Brendshme dhe ministrit të Vetëqeverisjes Lokale t’ju tregoj në vendngjarje edhe udhëkryqin pasi kjo është një pikë e zezë, çdo javë kemi aksidente dhe kemi mbi 10 viktima në këtë vend. Atëherë kur është rregulluar rruga regjionale 101 si duket nuk është bërë ashtu siç duhet. Shpresojmë që në të ardhmen edhe ky vend të rregullohet pasi që dimrit kemi edhe më shumë incidente këtu. Kjo rrugë M101 është frekuentuese sepse lidh Kumanovën, Likovën, Haraçinën, Hasanbegun dhe për këtë kisha apeluar që të merret iniciativë dhe të zgjidhet sa ma shpejtë ky problem që të mos pësojnë qytetarët e komunës së Haraçinës”, tha Bajrami.

Ndërkaq, ministrk Bejta theksoi se me kolegen, ministreshën e Punëve të Brendshme e vizituan objektin e stacionit policor dhe do të formohet komision që të shqyrtohen mirë hapësirat të cilat janë në suazat e këtij objekti, së cilat pjesë duhet t’i jepen në shfrytëzim komunës së Haraçinës.

“Besoj se propozimi do të kalojë në qeveri dhe anëtarëve tjerë të kabinetit qeveritar do t’ju sqarojmë këtë. Besoj se objekti do t’i jepet në shfrytëzim komunës së Haraçinës. Kryetari i komunës na njoftoi se në këtë udhëkryq ka shumë aksidente. Edhe për këtë do të angazhohemi në qeveri ashtu siç është zgjedhur problemi në udhëkryqin e Zdunjës në Komunën e Gostivarit e njëjta të zgjidhet edhe në këtë udhëkryq sepse ka lëvizje të madhe të veturave me qëllim që në të ardhmen të mos ketë aksidente dhe të mos pësojnë qytetarët. Çdo gjë e bëjmë në interesin e qytetarëve”, tha ministri Bejta.

Ministrja e Punëve të Brendshme Jankullovska tha se me kryetarin e komunës kanë biseduar edhe për iniciativa të reja të cilat do të kishin qenë në interes të qytetarëve të Komunës së Haraçinës apo mundësimin e më tepër shërbimeve, më tepër nevojave të tyre të jenë të përmbushura në një vend.

“Ta shohim mundësinë që pjesë e atyre shërbimeve të cilat janë interes të qytetarëve të lëvizin në ndërtesën e Stacionit Policor me çka në një farë mënyre do të thotë se e gjithë ajo administratë që qytetarët kanë nevojë do të gjendej në një vend. Vetë ajo do të mundësoje në thëllimin e lidhjes midis banorëve të kësaj komune dhe institucioneve sepse në fund të fundit institucionet në këtë komunë por edhe në të gjitha komunat janë parasegjithash për qytetarët”, tha Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *