Home / Lajme / Maqedoni / Orav: KE-ja propozon negociata paralele për BE-në edhe për emrin

Orav: KE-ja propozon negociata paralele për BE-në edhe për emrin

10 tetor-“Kemi pasur një inkurajim të rëndësishëm katalizator në lloj të dialogut inkuadrues në nivel të lartë. Krahas progrsit para nesh qëndrojnë edhe shumë sfida sidomos në lidhje me implementimin. E inkurajojmë Qeverinë që t’i implementojë ligjet e miratuara dhe të gjitha amendamentet sa më shpejt që është e mundur”, tha Orav.

Raporti vjetor i KE-së për Maqedoninë është me të vërtetë raport për progresin, theksoi euroambasadori Aivo Orav pas prëfundimit të konferencës për shtyp të eurokomisionerit Shtefan Fyle në Bruksel, në të cilën u prezantuan raportet për vendet-kandidate për anëtarësim në Union.

“Qeveria ka dorëzuar shumë detyra të punuara, në të cilat ka punuar së bashku me KE-në, me opozitën dhe me sektorin civil në vend. Të gjithë kanë punuar së bashku dhe kanë kontrtibuuar që shumë gjëra të afrohen në drejtim të duhur”, theksoi orav.

Ai nënvizoi se KE-ja në mënyrë të veçantë e çmon angazhimin e fuqishëm të Qeverisë, pa të cilën këto arritje do të ishin të pamundura.

“Kemi pasur një inkurajim të rëndësishëm katalizator në lloj të dialogut inkuadrues në nivel të lartë. Krahas progrsit para nesh qëndrojnë edhe shumë sfida sidomos në lidhje me implementimin. E inkurajojmë Qeverinë që t’i implementojë ligjet e miratuara dhe të gjitha amendamentet sa më shpejt që është e mundur”, tha Orav.

Ambasadori theksoi se KE-ja për të katërtën herë propozon hapje të bisedimeve inkuadruese, por kësaj radhe kjo është bërë në një mënyrët ë ndryshme.

“Komisioni është i gatshëm tani t’i fillojë bisedimet me Maqedoninë pa u zgjidhur paraprakisht çështja e emrit. Domethënë këto dy procese, bisedimet dhe zgjidhja e kontestit për emrin do të mund të shkojnë paralelisht. Tani për tani nuk ka të vendosur afat kohor për zgjidhjen e emrit. Nëse një muaj, ose dy vjet, por është e dëshirueshme kjo të jetë sa më shpejt që është e mundur”, nënvizoi përfaqësuesi i BE-së në Maqedoni.

Raportin për progresin e Maqedonisë për vitin 2012, euroambasadori Orav pasdite në takike të ndara do t’ua dorëzojë presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, kryetarit të Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe kryeministrit Nikolla Gruevski.

Komisioni Evropian sërish rekomandoi hapjen e negociatave për Maqedoninë, por pa datë, ndërsa Shqipëria ka arritur të fitojë statusin e vendit kandidat.

“Maqedonia nuk mundet gjithmonë të presë para dyerve të Bashkimit Evropian”, ka qenë fjala hyrëse e evrokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle, gjatë shpalosjes së raportit të progresit. Sipas tij, afrimi i vendit drejt familjes evropiane në fazën e ardhshme të evrointegrimeve do të ndihmonte në paqen dhe stabilitetin e reformave.

“KE është e përgaditur për të prezantuar pa asnjë prolongim planin për kornizën e negociatave, ku gjithashtu merret parasysh edhe nevoja e zgjidhjes së kontestit të emrit”, nënvizohet në raportin e progresit, duke shtuar se hapja e negociatave do të ndihmonte krijimin e kushteve për zgjidhjen e kontestit.

Në raport inkurajohen dyja palët që të bëjnë çdo përpjekje të mundshme në drejtim të zgjidhjes së kontestit, ndërsa një zgjidhje e pranueshme kompromisi midis dyja palëve mbetet çështje thelbësore. “Zgjidhja e kontestit duhet të ketë një zgjidhje pa prolongime plotësuese”, thekson raporti.

Komisioni Evropian vlerëson se me hapjen e negociatave do të forcohen marrëdhëniet ndëretnike dhe nga kjo rajoni i Ballkanit në tërësi do të ketë interes. KE rekomandon përmbushjen e detyrimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Në pjesën e funksionimit të Qeverisë theksohet se vazhdon bashkëpunimi brenda koalicionit qeveritar dhe se Qeveria në mënyrë efikae ka bashkërenduar implementimin e Dialogut të nivelit të lartë paraqasës në BE. Gjithashtu nënvizohet edhe nevoja e përshpejtimit të procesit të decentralizimit në planin praktik.

“Në administratën publike ka përparime të caktuara. Shërbimet ndaj qytetarëve janë përmirësuar, po aplikohet sistemi elektronik. Janë të nevojshme përpjekje plotësuese për të garantuar transparencë, profesionalizëm dhe administratë të pavarur publike. Gjyqësori dhe legjislativi janë në rregull, por duhen përpjekje më të mëdha për të garantuar pavarësinë e tyre”, thuhet në raport, duke paralajmëruar edhe përpjekje më të mëdha që duhet bërë në reformat në gjyqësor dhe implementimin e ligjeve. Në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve nuk ka vërejtje të mëdha dhe se janë shënuar përparime.

LSDM-ja e përshëndet faktin se Maqedonia e mban axhendën evropiane si prioritet kulmor dhe që tregon edhe përparim formal në proceset euroinetgruese dhe shpreson se këtë herë kjo do të thotë edhe një hap konkret përpara të vendit ndaj anëtarësimit të plotëfuqishëm në BE, deklaroi sot nënkryetari i partisë, Gordan Georgiev.

LSDM-ja i bën thirrje Qeverisë që të mos i ndajë vetëm aspektet pozitive të Raportit më të ri nga Komisioni evropian si një lloj triumfalizmi dhe t’i shqyrtojë, pranojë dh njohë vërejtjet serioze në të, si hap të parë ndaj përmirësimit të situatave në këtë sfera.

“Megjithatë, si edhe në tre raportet paraprake, ashtu edhe në këtë, krahas elementeve pozitive, përmbahen edhe vërejtje negative për përparim të pamjaftueshëm ose kurrfarë në disa sfera të rëndësishme. Pa dallim të mënyrave në të cilat janë notuar, marrëdhëniet ndëretnike në vend janë keqësuar dhe vazhdimisht po përkeqësohen. edhe pse ka përparim formal, ekziston ngecje reale të situatave me lirinë e të folurit dhe demokracisë, ndërsa marrëdhëniet me fqinjët sërish imponohen si kërcënim për aspiratat tona evropiane”, tha Georgiev.

LSDM-ja e përshëndet edhe kthimin e mbiemrit “maqedonas” në raportin e KE-së

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *