Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Ahmeti i gatshëm të nderojë branitellat, nëse Gruevski nderon UÇK-në

Osmani: Ahmeti i gatshëm të nderojë branitellat, nëse Gruevski nderon UÇK-në

11 tetor-Këto komente Osmani i bëri pas mendimit të analistit Kire Naumov, i cili gjithashtu ishte mysafir në këtë emision, se si shenjë pajtimi mes dy komuniteteve më së miri do të ishte që dy liderët Gruevski dhe Ahmeti së bashku të përkulen para përmendores së Brigadës Maqedono – Kosovare, të njëjtën ditë të nderojnë edhe branitellat, dhe në fund të përfundojnë duke u përkulur së bashku para varrezave të ish pjestarëve të UÇK-së

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim Bujar Osmani, në emisionin „Presing“ në TV Alfa tha se lideri i BDI-së Ali Ahmeti është i gatshëm të përkulet para përmendores së branitellave bashkë me kryeministrin Nikolla Gruevski, nëse pastaj të dy përulen para varreza të ish pjestarëve të UÇK-së.

Këto komente Osmani i bëri pas mendimit të analistit Kire Naumov, i cili gjithashtu ishte mysafir në këtë emision, se si shenjë pajtimi mes dy komuniteteve më së miri do të ishte që dy liderët Gruevski dhe Ahmeti së bashku të përkulen para përmendores së Brigadës Maqedono – Kosovare, të njëjtën ditë të nderojnë edhe branitellat, dhe në fund të përfundojnë duke u përkulur së bashku para varrezave të ish pjestarëve të UÇK-së.

Në emision Osmani edhe njëherë e cilësoi mocionin për votëbesim të parashtruar nga LSDM si mocion antishqiptar, duke shtuar se është e rëndësishme që institucionet mbetën stabile në prag të marrjes së Raportit nga Komisioni Evropian, dhe në prag të mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE-së në dhjetor, kur është e mundshme që Maqedonia të merr datë për fillimin e negociatave me BE-në. Edhe përkundër kësaj, ai theksoi se ngelen dallimet në disa çështje mes partnerëve të koalicionit, për të cilat duhet të gjindet gjuhë e përbashkët./Portalb/

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *