Home / Sport / Pa drita edhe në Argjentinë-Brazil!

Pa drita edhe në Argjentinë-Brazil!

Ndeshja miqësore mes Argjentinës dhe Brazilit u braktis para fillimit të saj për shkak të një problemi me ndriçimin në stadiumin “Centenario” në qytetin e Rezistencia. Dy skuadrat, të përbëra nga lojtarët të kampionateve lokale, duhej të takoheshin për herë të dytë brenda dy javësh, pasi Brazili kishte fituar 2-1 takimin e parë të “Superklasikes së Amerikës së Jugut me 19 shtator.

Skuadrat u rreshtuan në fushën e lojës dhe u bënë gati për himnet, por gjyqtari kilian Enrike Oses e shtyu fillimin e ndeshjes derisa të ndizeshin krejtësisht dritat në stadium pasi gjeneratori në ato momente nuk funksiononte.

Ekipet kaluan më shumë se 30 minuta në fushën e lojës duke bërë nxemje dhe në disa raste duke kënduar, derisa ata u larguan përfundimisht nga stadiumi.

Meqenëse nuk kishte gjenerator rezervë afër, Oses vendosi që ndeshja të mos zhvillohej, duke turpëruar Federatën e Futbollit Argjentinas që kishte çuar takimin në qytetin verior të Rezistencia për të promovuar futbollin në këtë zonë. Tani nuk dihet se kur mund të zhvillohet ky takim, pasi kalendari ndërkombëtar i të dy skuadrave është i mbushur plotësisht deri në fund të vitit.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *