Home / Lajme / Maqedoni / Padi penale kundër 13 personave për prishjen e rendit dhe qetësisë publike pas ndeshjes futbollistike Vardar-Pelister

Padi penale kundër 13 personave për prishjen e rendit dhe qetësisë publike pas ndeshjes futbollistike Vardar-Pelister

Gjatë lëvizjes së grupit të tifozëve “Çkembari” deri te stacioni hekurudhor Shkup, disa persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë një automjet të MPB-së, ndërsa kanë dëmtuar edhe tre automjete zyrtare në pronësi të Hekurudhave të Maqedonisë, katër automjete të qytetarëve, një sallë për sportele të Postave të Maqedonisë, barriera dalëse e Stacionit të Autobusëve të qytetit, si dhe xhamat e dritareve të Drejtorisë Doganore dhe një automjet i drejtorisë.

SPB Shkup shtroi padi penale kundër 13 personave, të cilët në ndeshjen e djeshme midis KF “Vardar” – Shkup dhe KF “Pelister”-Manastir, në katër raste e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa në një rast janë sjellë në mënyrë të pahijshme në ndeshje sportive. Nga personat e paraqitur, gjashtë janë nga Shkupi, pesë nga Manastiri dhe një nga Makedonski Brod.

MPB sot kumtoi se dje rreth orës 18, te ura “Goce Dellçev” në Shkup, në afërsi të rrugës “Llazar Liçenoski” para fillimit të ndeshjes midis ekipeve “Vardar” dhe “Pelister”, nga ana e tifozëve të dy ekipeve është prishur rendi dhe qetësia publike me gjuajtje me gurë midis tyre, me ç’rast janë lënduar disa persona, ndërsa janë dëmtuar automjetet për udhëtarë dhe xhamat e shtëpive dhe banesave.

Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ndeshjes janë lënduar një nëpunës policor dhe dy tifozë të “Pelisterit”, të cilët janë dërguar në SPQ Shkup për t’iu ofruar ndihmë mjekësore. Gjatë lëvizjes së grupit të tifozëve “Çkembari” deri te stacioni hekurudhor Shkup, disa persona të panjohur kanë gjuajtur me gurë një automjet të MPB-së, ndërsa kanë dëmtuar edhe tre automjete zyrtare në pronësi të Hekurudhave të Maqedonisë, katër automjete të qytetarëve, një sallë për sportele të Postave të Maqedonisë, barriera dalëse e Stacionit të Autobusëve të qytetit, si dhe xhamat e dritareve të Drejtorisë Doganore dhe një automjet i drejtorisë.

Në orën 22,15 në dalje të stacionit hekurudhor Shkup drejt stacionit hekurudhor Lisiçe, nga ana e personave të panjohur gjithashtu është bërë gjuajtja me gurë e trenit jo të rregullt, i cili ka qarkulluar në relacionin Shkup-Manastir, me të cilin është bartur grupi i tifozëve “Çkembari”, me ç’rast janë thyer më shumë xhama të vagonëve, ndërsa është lënduar udhëtari M.R. (18) nga Manastiri, të cilit i është shkaktuar prerje në kokë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *