Home / Sport / Parlamentari nxit bojkotin e kampionatit anglez

Parlamentari nxit bojkotin e kampionatit anglez

Një anëtar i Parlamentit Anglez, pjesëtar i koalicionit qeveritar, u ka bërë thirrje publike tifozëve që të bojkotojnë ekipet e mëdha dhe të mos shkojnë në stadium në shenjë proteste ndaj rritjes së ndjeshme të çmimit të biletave.

Kryetari i Partisë Liberal-Demokrate, Tim Farron, i cili është një tifoz i Bllekbërn, dëshiron që tifozët të mbajnë qëndrim ndaj rritjes së çmimeve të biletave, duke shkuar të ndjekin në fundjavë ndeshjet e klubeve të vogla dhe jo gjigandëve të kampionatit anglez si Mançester Junajtid apo Liverpul.
Një studim i BBC tregoi se si çmimet e biletave në katër kategoritë më të larta të futbollit anglez janë rritur me 11.7% në krahasim me vitin e kaluar. Bileta më e shtrenjtë e një ndeshje dhe aboneja sezonale më e shtrenjtë i takojnë Arsenalit, që ka vënë çmimin 129 puand për një biletë dhe 1955 paund për një sezon të tërë.
“Nuk po i kërkoj njerëzve që të braktisin klubet e tyre. Unë jam personalisht një tifoz i Bllekbërn që në lindje dhe kam përshtypjen se është e pamundur ta heq dashurinë për këtë klub nga ADN ime. Por nuk mendoj se ata që janë besnikë ndaj një klubi, duhet të jenë besnikë të verbër edhe ndaj njerëzve që i zotërojnë ato, të cilët rritin vazhdimisht çmimet e biletave, duke e larguar futbollin nga mundësitë reale të miliona njerëzve të këtij vendi”.
“Ndaj mendoj se ne duhet të bëjmë diçka pozitive këtë javë, të shkojmë e të ndjekim ekipet amatore në këtë fundjavë. Unë jetoj në Kumbria, ku gjendet një skuadër futbolli amatore ku me biletat 8 paund për të rriturit dhe 1 paund për fëmijët, mund të shohësh futboll me të vërtetë cilësor. Kështu mund të bëhet një protestë e vlefshme ndaj Mançester Junajtid, Mançester Siti, Liverpul apo edhe Bllekbërn. Mendoj se duhet të jemi më solidarë ndaj klubeve të vogla amatore të cilat kanë nevojë të dëshpëruar për paratë e biletave, ndërsa klubet e elitës përfitojnë nga interesimi i njerëzve”, u shpreh Farron.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *