Home / Lajme / Maqedoni / Paskrel, Emri nuk dhet që të jetë kusht për hyrje në NATO

Paskrel, Emri nuk dhet që të jetë kusht për hyrje në NATO

28 tetor-“E kuptoj sensitivitetin e problemit me emrin e kutoj edhe pozicionin e Greqisë, gjithçka e kam të qartë, e kuptoj se janë të ndjeshëm në pjesën e tyre që quhet Maqedoni, por gjithashtu, e kuptoj se çdo vend duhet që të lejohet të emërtohet ashtu siç dëshiron”, thotë Paskrel.

Maqedonia është e gatshme që të hyjë në NATO, ndërsa nuk duhet që të kushtëzohet veçanërisht jo me ndryshimin e emrit që të bëhet anëtare edhe e Këshillit veriatlantik edhe e Bashkimit Evropian. Unë këtë nuk e pranoj, deklaroi kongresmeni amerikan Bil Paskrel.

“E kuptoj sensitivitetin e problemit me emrin e kutoj edhe pozicionin e Greqisë, gjithçka e kam të qartë, e kuptoj se janë të ndjeshëm në pjesën e tyre që quhet Maqedoni, por gjithashtu, e kuptoj se çdo vend duhet që të lejohet të emërtohet ashtu siç dëshiron”, thotë Paskrel.

Eështë e qartë, shtoi ai se Departamenti i Shtetit dëshiron që Maqedonia të integrohet në struturat euratlantike me çka do ta përforcojë pozicionin ekonomik.

“Unë personalisht nuk kam parë diçka që do të mund të iniconte se Maqedonia dëshiron që të bëjë një armatë të madhe që të përvetësojë territore. Kjo nuk është Maqedonia që unë njoh” thotë për e-Lajme kongresmeni.

Sipas Paskarel, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA do të fitojë Obama dhe se edhe më tej do të mbetet e njëjta politikë kundrejt Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *