Home / Sport / Pato luan ndaj Interit?

Pato luan ndaj Interit?

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka marrë lajme të mira para derbit lokal ndaj Interit, pasi Alexandre Pato është rikthyer në stërvitje.

23 vjeçari ende nuk e ka bërë ndonjë paraqitje zyrtare për Rossonerët këtë sezon për shkak të problemeve me lëndimet dhe ka kaluar javët e fundit në rikuperimin e tij.

Sidoqoftë, tani ai është një hap më pranë rikthimit pasi mori pjesë në stërvitjen e plotë të ekipit të enjten, pa ndonjë reagim te vendi i lëndimit.

Mbetet të shihet nëse Pato do të arrijë të rikthehet për ndeshjen ndaj Interit edhe pse Milani nuk pritet të nxitohet për të shmangur problemet tjera në të ardhmen me lëndimet.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *