Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja neutrale

PDSH-ja neutrale

4 tetor-“E dyta është se zëshëm kohëve të fundit flitet se BDI-ja nuk do të rinte në këtë qeveri anti shqiptare por arsyeja se ata rijnë është se mundë të hyj PDSH-ja në qeveri dhe mendoj se kjo do jetë marrja e fundit e justifikimit BDI-ja që e ka për të ndenjur në këtë qeveri antishqiptare. Deputetët do debatojnë do bisedojmë por pozicioni jonë do jetë neutral” tha Thaçi

Deputetët e PDSH-së do të marrin pjesë në debatin e nesërm kuvendor për interpelancën e Qeverisë, por gjatë votimit do të jenë neutral, paralajmëroi kryetari i partisë, Menduh Thaçi para fillimit të mbledhjes së sotme të Kryesisë qendrore të PDSH-së në selinë e partisë në Tetovë.

Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi tha se ky është shansi i fundit që BDI-ja përfundimisht ta bllokojë qeverinë antishqiptare.

“PDSH-ja është në pozitë më delikate nga opozita e kushtëzuar maqedonase e cila e shtroi interpelancën pasi që para ca kohësh premtuam se do ta mbështesim BDI-në në parandalimin e ligjeve antishqiptare. Për këtë duhet të qëndrojmë në disa ditët ose javët e ardhshëm. Unë mendoj që jemi afër një vendimi që jemi në pozicion më delikatë politikë më shumë se sa LSDM-ja, , do marrim pjesë në debat për interpelancën mirëpo gjatë votimit do të jemi neutral. Ju e dini se kemi dhënë një fjalë publike para disa kohe se do ta mbështesim tërësisht BDI-në që të arij ta bllokojë sjelljen e ligjeve antishqiptare dhe ti përfaqësojë ashtu si duhet shqiptarët.

“E dyta është se zëshëm kohëve të fundit flitet se BDI-ja nuk do të rinte në këtë qeveri anti shqiptare por arsyeja se ata rijnë është se mundë të hyj PDSH-ja në qeveri dhe mendoj se kjo do jetë marrja e fundit e justifikimit BDI-ja që e ka për të ndenjur në këtë qeveri antishqiptare. Deputetët do debatojnë do bisedojmë por pozicioni jonë do jetë neutral” tha Thaçi

-Ne nuk do votojmë nesër që ata të bien prej qeverie për të treguar përfundimisht se ne s’kemi ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj qeverie megjithatë ky qëndrim I joni nuk do zgjat me muaj por me ditë dhe me javë e pastaj do fillojë ofensiva politike definitivisht për ta delegjitimuar BDI-në para shqiptarëve dhe koston e parë do e paguajnë në zgjedhjet e ardhshme lokale”, deklaroi Menduh Thaci.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *