Home / Lajme / Maqedoni / PDSH prish marrëveshjen me LSDM-në

PDSH prish marrëveshjen me LSDM-në

27 tetor-Marrëveshja ishte shumë e saktë dhe konkrete. Deklarata e tyre e djeshme se ata do të dëshironin të bisedonin për të gjitha komunat, përfshirë Strugën dhe Kërçovën, ishte tejmase joserioze. Në rast se do të bëhesha joserioz si ata, atëherë do ti pyesja se a do të dakordoheshin që në Shtip dhe Strumicë kandidati të jetë nga PDSH-ja. Kjo punë tashmë është definitive dhe nuk ka më bisedime dhe parabisedime”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Kryesia Qendrore e Partisë Demokratike Shqiptare në seancën e mbrëmshme në selinë e partisë në Tetovë e ndëpreru marrëveshjen teknike që ka pasur me LSDM-në për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale, konfirmojnë sot nga partia.

Sipas kryeterit të PDSH-së Menduh Thaçi prishja e marrëveshjes me LSDM-në vjen për shkak të marrëdhënies së tyre joserioze me problematizimin e përkrahjes së LSDM-së për kandidatin e PDSH-së në Strugë.

“Sjelljen e tyre e konsideroj si tërësisht joserioze dhe më vjen keq për këtë parti. Marrëveshja ishte shumë e saktë dhe konkrete. Deklaratën e tyre të sotme se do të donin të bisedonin për të gjitha komunat, përfshi dhe Strugën dhe Kërçovën, e vlerësoj si joserioze. Nëse do të doja të isha dhe unë joserioz, do t’i pyesja nëse do të pajtoheshin që në Shtip dhe Strumicë, kandidati të ishte i PDSH-së. Ky vendim është definitiv dhe nuk do të ketë më as bisedime e as negociata. Në të gjitha komunat ku ka shqiptarë, qofshin shumicë apo pakicë, PDSH do të garojë me kandidatët e saj”, ka theksuar Thaçi.

Lideri i PDSH-së paralajmëroi se nuk do të koalicionojë me partitë e Rufi Osmanit dhe Imer Selmanit dhe se në zgjedhjet lokale do të shkojë e pavarur.

Ai ka thënë më tej se me këtë vendim u çel rrugën dy partive të tjera opozitare, RDK dhe DR, për bashkëpunimin me LSDM-në.

Në Seancën e mbrëmshme kryesia qendrore e PDSH-së e zgjodhi deputetin aktual dhe sekretarin për organizim Bekim Fazliu si shef të shtabit zgjedhor të partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *